• |
ide | kryesore

Roberto Benigni vlerësohet me ‘Luanin e Artë’

-Instant, Paparazzi, Slider



Roberto Benigni në prani të Presidentit Mattarella, mori çmimin “Luani i Artë” për karrierën e tij.

Asnjë shfaqje e improvizuar, me gara në karrige ose çmenduri të tjera, komediani dhe regjisori kaq i talentuar, shkoi për të tërhequr çmimin nga duart e Jane Champion duke e falenderuar. Pasi rrëfeu emocionin fillestar në marrjen e këtij çmimi, Benigni bëri shaka duke thënë: Mendova se meritoja një kotele dhe në vend të kësaj ata më dhanë një ‘luan’, vetëm për mua.

Dhe më pas ai falenderoi Presidentin e Republikës, Sergio Mattarella, duke i rrëfyer se dëshironte ta puthte e ta përqafonte, si dhe duke e ftuar të qëndrojë “edhe disa vjet në pushtet”, ndoshta përtej përfundimit të mandatit të tij. Benigni u shpreh i emocionuar teksa falenderonte bashkëshorten e tij Nicoletta Braschi:

Nuk ia dedikoj “Luanin e Artë” Nikoletës, por është i saji. Unë po marr bishtin, ndërsa krahët janë për ty, talenti, misteri, tërheqja dhe feminiliteti. Ti sjell dritë, dashuri me shikim të parë, madje me shikim të përjetshëm. Aktori më pas kujtoi miqtë e tij të vjetër, Carlo Monni deri te Giuseppe Bertolucci dhe të gjithë regjisorët e tjerë me të cilët ai ka punuar. Festivali i Filmit në Venecia, tashmë në edicionin e tij të 78-të, mbahet nga 1 deri më 11 Shtator.

 



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *