• |
ide | kryesore

Gjermania klasifikon Shqipërinë si vend me rrezik të lartë nga Covid, ambasada njofton kushtet e reja për të hyrë në shtetin e tyre

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Rritja e rasteve me COVID-19 ka bërë që Gjermania të ndryshojë qëndrimin për Shqipërinë duke e futur në listën e vendeve me rrezik të lartë nga sëmundja. Ambasada në Tiranë ka njoftuar masat e reja që do të hyrë në fuqi nga data 5 shtator për shqiptarët që duan të udhëtojnë në drejtim të Gjermanisë.

Tre janë kushtet për të udhëtuar; të jeni vaksinuar, dëshmi shërimi nga infeksioni ose testi. Megjithatë, thotë ambasada gjermane, pas mbërritjes do ju duhet të karantinoheni për dhjetë ditë. Pas pesë ditësh, mund të testoheni përsëri dhe, nëse rezultati i testit është negativ, mund t’i jepni fund karantinës.

Njoftimi i plotë nga ambasada gjermane në Tiranë
Informacion i rëndësishëm për udhëtarët për në Gjermani ❗❗❗
Nga dita e dielë, 5 shtator 2021, Shqipëria konsiderohet sërisht si një vend me rrezik të lartë nga Covid19. Për hyrjen në Gjermani kjo do të thotë:
? Ju duhet të regjistroheni në faqen e internetit www.einreiseanmeldung.de para se të udhëtoni për në Gjermani.
? Gjatë regjistrimit Ju duhet të ngarkoni një dëshmi shërimi nga një infeksion me Covid19 ose që jeni plotësisht të vaksinuar.
? Nëse nuk mund të paraqisni asnjërën nga këto dy dëshmi, do t’ju duhet një test i Covid19 për të hyrë në Gjermani. Megjithatë pas mbërritjes do ju duhet të karantinoheni për dhjetë ditë. Pas pesë ditësh, ju mund të testoheni përsëri dhe, nëse rezultati i testit është negativ, mund t’i jepni fund karantinës.
ℹ️ Informacione të mëtejshme gjenden në faqen tonë të internetit: ? https://tirana.diplo.de/al-sq/-/2480008



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *