• |
ide | kryesore

Një zonë pyjore përfshihet nga flakët në Memaliaj (VIDEO)

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Një zjarr masiv ka përfshirë kodrat e fshatit Zhulaj në njësinë administrative Krahës në Memaliaj. Mësohet se zjarri është aktivizuar prej disa orësh dhe po vijon të përhapet vrullshëm si pasojë e erës së fortë dhe zonës së pyllëzuar. Në terren forcat zjarrfikëse dhe punonjës të Bashkisë së Memaliajt po punojnë për shuarjen e flakëve. Megjithatë ndërhyrja me mjete për vënien në kontroll të situatës është vështirësuar si pasojë e terrenit të pyllëzuar dhe malor.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *