• |
ide | kryesore

Pas publikimit të albumit, Kanye West përballet me akuza për kopjim

-Instant, Paparazzi, Slider



Para disa ditësh është publikuar albumi i reperit Kanye West, “Donda”.

Projekti, i emëruar në nder të nënës së tij të ndjerë, përmban 26 këngë. Mirëpo së fundmi, reperi është akuzuar për vjedhjen e logos së albumit. Kanye nxorri në treg disa veshje të zeza për të promovuar muzikën e tij të re, njëra prej të cilave kishte një kryq brenda Yllit të Davidit.“Një markë me bazë në Miami e quajtur Infinity G8ds, ka akuzuar themeluesin e “Yeezy” për vjedhjen e logos së tyre. Dizajni kryesor i markës përmban një kryq brenda Yllit të Davidit, pothuajse identik me atë të veshjes Donda”, sipas “The Daily Beast”.Sipas markës West i janë dërguar disa shembuj të punës së saj që t’i shikonte, duke deklaruar se ai ishte shumë i vetëdijshëm për logon e tyre.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *