• |
ide | kryesore

Tre makina përplasen në autostradën Tiranë-Durrës, plagoset një grua

-Instant, Lajme, Të fundit



Një aksident ka ndodhur pak më parë në autostradën Tiranë-Durrës. Policia njofton se si pasojë e përplasjes së tre mjeteve ka mbetur e plagosur një 68-vjeçare, e cila është transportuar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

68-vjeçarja E.B ndodhej në mjetin me drejtuese M.B. Fatmirësisht 68-vjeçarja është transportuar me shpejtësi për në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet përkatëse për përcaktimin e rrethanave të aksidentit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *