• |
ide | kryesore

Zbulohen 6 raste te variantit kolumbian të covid në Greqi

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Komiteti i Ekspertëve të Greqisë ka bërë të ditur se janë identifikuar 6 rastet e para me variantin e ri MU të COVID-19 në vend.

Paralelisht, vijon të jetë tepër e lartë shifra e të infektuarve me variantin Delta, duke arritur në 96.72% të infeksioneve të reja.

Të enjten janë shënuar 899 të infektuar të rinj me variantin Delta, nga 2840 të infektuar të rinj me COVID-19.

Mutacioni i ri MU u identifikua për herë të parë në Kolumbi. OBSH ka dhënë një alarm për autoritetet shëndetësore në të gjithë botën, pasi duket se ai është mjaft rezistent ndaj vaksinave. ©LAPSI.al



3 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *