• |
ide | kryesore

E lidhi në karrige dhe e torturoi, kapet shqiptari që dhunonte gruan në Itali

-Instant, Lajme, Të fundit



Një shqiptar 40-vjeçar që banonte në Bolzano, Itali, u arrestua, pasi akuzohet për rrëmbim, torturë dhe keqtrajtim në familje. Viktima e dhunës ishte bashkëjetuesja e tij, e cila prej muajsh kishte marrë dëmtime në pjesë të ndryshme të trupit, ndërsa motiv i dhunës është xhelozia e tepërt e bashkëshortit. Ngjarja më serioze, për të cilin ai akuzohet është për rrëmbim dhe torturë. Mediat fqinje shkruajnë se rreth 10 ditë më parë, gruaja u lidh në një karrige dhe u torturua për dy orë, me një thikë të drejtuar disa herë në gjoks.

Fatmirësisht nga thika nuk u lëndua, por prapë kishte shenja në lëkurë. Pas këtij episodi burri e transportoi gruan në spital, por ajo u tha mjekëve se ra nga biçikleta. Pasi filluan hetimet dhe gruaja më pas u shpjegoi hetuesve se ajo ishte në të vërtetë viktima e keqtrajtimit të partnerit të saj, i cili më pas u arrestua.

Në gjykatë ditën e djeshme u mbajt seansa për të dhënë masën e sigurisë, si rezultat i të cilës shqiptari u la në burg. Burri mbrohet duke pretenduar se nuk e ka torturuar kurrë partneren e tij. Ai thotë se ajo është e droguar dhe se e ka shpikur të gjithë ngjarjen.



3 Comments

  1. mesoni per crregullimet e personalitetit njerez – nuk bohet shaka
    Dangerous Personalities: An FBI Profiler Shows You How to Identify and Protect Yourself from Harmful People
    by Joe Navarro

    lexoni ket liber dhe hapni syte dhe ruani jeten tuaj te shendetshme

  2. mesoni per crregullimet e personalitetit njerez – nuk bohet shaka
    Dangerous Personalities: An FBI Profiler Shows You How to Identify and Protect Yourself from Harmful People
    by Joe Navarro

    lexoni ket liber dhe hapni syte dhe ruani jeten tuaj te shendetshme
    mos u genjeni nga ana e jashtme

  3. mesoni per crregullimet e personalitetit njerez – nuk bohet shaka
    Dangerous Personalities: An FBI Profiler Shows You How to Identify and Protect Yourself from Harmful People
    by Joe Navarro

    lexoni ket liber dhe hapni syte dhe ruani jeten tuaj te shendetshme
    mos u genjeni nga ana e jashtme
    perndryshe keshtu keni me perfundu

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *