• |
ide | kryesore

Përplasja me armë në Shkodër, i plagosuri ish-kryetari i PS në Vaun e Dejës

Arkiva, Lajme, Të fundit



Një 54-vjeçar ka mbetur i plagosur mëngjesin e sotëm në afërsi të shkollës ‘Pyjore’ në Shkodër. Nikolin Huba, në rrethana ende të paqarta, ka mbetur i plagosur me armë zjarri në këmbë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Huba është banues në Vaun e Dejës dhe burime bëjnë me dije se ai është ish-kryetar i Partisë Socialiste në Vaun e Dejës.

NJOFTIMI ZYRTAR

Më datë 04.09.2021, rreth 10:15, në afërsi të shkollës Pyjore, Shkodër, në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri në këmbë, jashtë rrezikut për jetën shtetasi N. H., 54 vjeç, banues Vau Dejës.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet e Policisë ku vijon krehja e zonës për kapjen e autorit.

Grupi hetimor nën drejtimine Prokurorisë ndodhet në vendngjarje dhe vijon punë për sqarimin e rrethanave dhe zbardhjen e ngjarjes.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *