• |
ide | kryesore

U vetëplagos me armën që mbante pa leje, arrestohet 35-vjeçari në Vorë

Arkiva, Lajme, Të fundit



Një ditë më parë një 35-vjeçar u vetëplagos në Vorë. Vetëm një ditë pas kësaj ngjarje policia njofton se e ka arrestuar.

Kjo ka ardhur për shkak se arma me të cilën ai u plagos ishte pa leje. Tashmë ai do të përballet me akuzën e armë mbajtjes pa leje.

Njoftimi i policisë:

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Vorë u bë arrestimi në flagrancë për veprën penale “Armëmbajtja pa leje” i shtetasit L. K., 35 vjeç, pasi në vijim të dokumentimit të plotë të ngjarjes së ndodhur mëngjesin e djeshëm, ku ky shtetas është vetëplagosur me armë zjarri, nga veprimet hetimore ka rezultuar se arma e zjarrit ishte pa leje, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale sëbashku me një sasi municioni luftarak.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *