• |
ide | kryesore

A do të jetë “Final” fundi i karrierës së Enrique Iglesias

-Instant, Paparazzi, Slider



Fundjavën që lamë pas, Enrique Iglesias njoftoi se albumi i tij i ardhshëm, i titulluar Final, mund të jetë i fundit për të.

Kantautori spanjoll e zbuloi lajmin për Ricky Martin dhe Sebastián Yatra, si dhe për miliona ndjekësit e tyre në Instagram, gjatë një bisede live që promovonte turneun e tyre të ardhshëm që do të nisë në fund të këtij muaji. Final pritet publikohet më 17 shtator.

“Mund të jetë albumi im i fundit,” –tha Iglesias. “Nuk është diçka për të cilën kam menduar gjatë muajve të fundit. Është diçka për të cilën kam menduar vitet e fundit. Do të ketë Vol. 1 dhe Vol. 2, por ato janë përfundimtare. Unë jam në atë moment në jetën time, atë kapitull në jetën time, ku mendoj se është koha e duhur për ta nxjerrë dhe kam menduar për këtë që nga viti 2015. ”

Edhe pse mund të jetë albumi i tij i fundit, Iglesias i siguroi fansat se kjo nuk do të thotë se ai do të ndalojë së bëri muzikë.

“Unë kurrë nuk do të ndaloj së shkruari këngë, sepse më pëlqen të shkruaj këngë, por do ta bëj në një mënyrë tjetër – që do të thotë se ato nuk duhet domosdoshmërisht të dalin si album – kështu që ky projekt për mua është i rëndësishëm.”

Së fundmi, Iglesias u bashkua me Farruko për hitin e verës “Me Pasé”, i cili u publikua në korrik dhe u bë kënga e tij e parë që nga viti 2019. Final Vol. 1 do të jetë albumi i 11-të në studio i Iglesias dhe do të pasojë “Sex and Love” të vitit 2014, i cili arriti numrin 1 në listën e albumeve më të mira latine të Billboard.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *