• |
ide | kryesore

Vizitë lamtumire në Ballkan, zbulohet anxhenda e Angela Merkel në Tiranë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Më 14 shtator Kancelarja Angela Merkel do të takojë krerët e qeverive të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor në kryeqytetin shqiptar Tiranë. Më parë ajo do të qëndrojë në Beograd.

Siç njoftoi zëdhënësja e qeverisë gjermane, Martina Fietz, Kancelarja do të takojë në Beograd edhe përfaqësues të shoqërisë civile nga gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor.

Në Tiranë, përveç kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama, ajo do të takojë në biseda biletarale edhe krerët e qeverive të Bosnje-Hercegovinës, Kosovës, Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut.

Tregu i Përbashkët Rajonal

E pyetur nga DW për pritshmëritë e kancelares në këtë udhëtim, zëvendëszëdhënësja e qeverisë gjermane, Martina fietz, theksoi se Kancelarja do të bisedojë për Tregun e Përbashkët Rajonal.

Ajo kujtoi se të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor janë zotuar në konferencën e tyre të fundit virtuale drejtuar nga kancelarja Merkel, më 5 korrik të këtij viti, se do të angazhohen për implementimin e saj.

Fietz tha se kjo do të jetë temë e bisedave, pa hyrë më tej në hollësi për qëndrimin e kancelares rreth nismës më të fundit të tre liderëve ballkanikë, Rama, Zaev, Vuçiq, të quajtur Open Balkan./ DW



4 Comments

    1. Po se rreth Beogradit sillen tani te gjithe barinjte e Ballkanit Perendimor( sic e quajne). Patem nje shans qe Shqiperia te ishte pika kryesore per referim, por e humbem! 🙁

      E mbani mend kur erdhi Merkel per here te pare ne kete stanin tone? Si i tha kancelarja: Edi, i ke bere detyrat e shtepise? Ky mjekerbardhi yne, ne vend ti tregonte Merkel projektet, rruget, hekurudhat etj. i tregonte vizatimet shumengjyreshe. A thua Merkel i plaste tr per shgaravinat e piktorit konteporan.

      Mbase nuk i vihet faj, LSD-ja i ka keto efekte.

  1. Hajde duroje Skizofrenin që do bëjë zhurmë në media per këtë pensionisten në ikje që e begenisi. Paste këmbën e mbare dhe thefshin qafën që të 2

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *