• |
ide | kryesore

Presioni amerikan, Lulzim Basha përjashton Berishën nga grupi i PD-së

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Kreu i opozitës, Lulzim Basha, ka dalë me një deklaratë një ditë para nisjes së seancës së legjjislaturës së re të Parlamentit të dalë nga zgjedhjet e 25 prillit. Ai tha se Partia Demokratike mbështet kërkesën gjyqësore të Sali Berishës për transparencë lidhur me shpalljen “non grata” nga Departamenti Amerikan i Shtetit. Ai tha se deri në përfundimin e shqyrtimit të kësaj kërkese, Sali Berisha nuk do të jetë anëtar i grupit parlamentar të Partisë Demokratike.

Basha: “Në 2 muaj e gjysmë kam bërë përpjekjet për të gjetur një zgjidhje për këtë çështje. Partneriteti me SHBA do të mbetet i rëndësishëm për PD. Ne i konsiderojmë SHBA aleatin tonë strategjik për Shqipërinë. Për të shmangur çdo keqkuptim. Kam vendosur që deri në përfundimin e kësaj çështje kam vendosur që Berisha të mos jetë më pjesëtar i grupit të PD”.

DEKLARATË E KRYETARIT TË PARTISË DEMOKRATIKE TË SHQIPËRISË, LULZIM BASHA

Të dashur bashkëqytetarë,
Të dashur demokratë,

Kam patur fatin dhe përgjegjësinë e madhe që gjatë këtyre viteve të drejtoj Partinë Demokratike dhe të përballem me sfida, përgjegjësi, vendime të forta dhe kosto politike e personale.

Gjatë këtij rrugëtimi ka patur momente të bukura dhe të vështira. Kam bërë gjithçka, që në çdo vendim të kem si udhërrëfyes të vetëm interesin e Shqipërisë, interesin e Partisë Demokratike, interesin e demokratëve dhe të qytetarëve shqiptar, respektin dhe mirënjohjen ndaj sakrificës së çdo demokrati.

Jo gjithmonë ia kemi dalë që me vendimet tona të arrijmë atë që kemi dashur, atë që Shqipërisë i është dashur, atë që demokratëve i është dashur.

Por kjo nuk na ka lëkundur asnjëherë në përpjekjen tonë për të realizuar misionin për të cilin ka lindur Partia Demokratike, për ta bërë Shqipërinë si gjithë Europa.

Kjo nuk na ka lëkundur as në vendosmërinë tonë për të bërë më të mirën për qytetarët shqiptarë, për të ecur përpara të bashkuar, drejt atyre vlerave dhe parimeve që na bëjnë partinë më proamerikane dhe më proeuropiane në Shqipëri dhe në Rajon.

Për fat të keq, kur të gjithë ne prisnim që gishti i përgjegjësisë të drejtohej drejt Edi Ramës; autorit, ekzekutorit dhe bashkëpunëtori i masakrës elektorale të 25 prillit;

njeriut që në këto 8 vite, për shkak të korrupsionit masiv në çdo sektor dhe lidhjeve të pushtetit me krimin e organizuar, e ka lënë Shqipërinë në vendnumëro në zbatimin e reformave që i duhen vendit, si anëtar i NATO-s dhe aspirant për vend anëtar i Bashkimit Europian;

të gjithëve bashkë na u desh të njiheshim me vendimin e Departamentit Amerikan të Shtetit për shpalljen non-grata të ish Presidentit, ish Kryeministrit dhe Liderit historik të Partisë Demokratike Sali Berisha.

Ky, ishte një nga momentet më të vështira për mua, si kryetar i Partisë Demokratike, si demokrat, si njëri prej jush, por edhe si një bashkëpunëtor i afërt prej vitesh i z. Berisha.

Kjo jo vetëm për faktin se çfarë përfaqëson për mua, si Lulzim Basha, apo për çdo demokrat, Sali Berisha, por edhe për faktin se unë jam dëshmitar si bashkëpunëtor i tij, ashtu si shumë prej jush, sa sa rëndësi dhe vlerë ka patur për Sali Berishën, mbrojtja e interesit publik dhe shërbimi me ndershmëri ndaj qytetarëve shqiptarë.

Prandaj dhe që ditën e parë ku u njoha me vendimin e Departamentit Amerikan të Shtetit iu bashkova thirrjes për transparencë të plotë mbi çdo fakt e dokument që ka lidhje me këtë vendim.

Sali Berisha është padyshim udhëheqësi shqiptar që ka dhënë kontributin më të çmuar për zhvillimin e vendit dhe forcimin e demokracisë, dhe çoi miqësinë dhe aleancën strategjike të Shqipërisë me SHBA në nivelet më të larta.

Gjatë kohës që z. Berisha ishte Kryeministër, Shqipëria përmbushi të gjitha reformat e nevojshme për anëtarësimin në NATO, si dhe marrjen e statusit të vendit kandidat për në Bashkimin Europian, ku lufta ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar ishin kryekushte.
Në të gjitha këto arritje partner kyç i Qeverisë Shqiptare ishin Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Prandaj dua ta përsëris se vendimi i Departamentit Amerikan të Shtetit nuk cënon arritjet madhore të Shqipërisë nën drejtimin e Sali Berishës, kontributin e tij madhor në demokratizimin e Shqipërisë dhe reformat që e afruan vendin me partnerët tanë Euro-Atlantikë, dhe aq më pak marrëdhënien e shkëlqyer të Partisë Demokratike me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Partia Demokratike mbështet kërkesën për transparencë të bërë nga Z. Berisha, i cili ka ndërmarrë një vendim në mbrojtje të dinjitetit të tij, duke e kërkuar këtë transparencë edhe në rrugë gjyqësore.

Ndërsa ndjekja e rrugës ligjore për të kërkuar transparencë është e drejtë themelore e njeriut, në rastin konkret çështja është komplekse për shkak se përfshin Departamentin Amerikan të Shtetit.

Nga ana ime prej dy muajsh e gjysëm kam bërë të gjitha përpjekjet më intensive për gjetjen e një zgjidhje në lidhje me këtë cështje.

Partneriteti i Partisë Demokratike me Shtetet e Bashkuara të Amerikës është i pacënueshëm dhe do duhet të vijojë të mbetet i tillë, në interes të demokratëve, në interes të së ardhmes së Shqipërisë.

Me përkrahjen e SHBA, PD ka siguruar arritjet më të rëndësishme të saj në qeverisjen e vendit, nga të cilat kanë përfituar qytetarët shqiptarë.

Ne i konsiderojmë SHBA aleatin tonë strategjik më të rëndësishëm për Shqipërinë.

Z. Berisha ka bërë të qartë se kjo është një çështje personale e tij dhe ku Partia Demokratike dhe Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike nuk duhet të përfshihen.

Për të shmangur çdo keqkuptim dhe për të konkretizuar këtë qëndrim të vetë z. Berisha, kam vendosur që deri në përfundimin e shqyrtimit të kërkesës ligjore për transparencë dhe zbardhjes së plotë të kësaj çështje në rrugë gjyqësore, z. Berisha nuk do të jetë anëtar i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike.

Kjo do të shmangte keqpërdorimin e çështjes nga kushdo, për të dëmtuar interesin e demokratëve dhe Partisë Demokratike, dhe do i hiqte alibinë cilitdo për të mbrojtur të keqen e vetme të Shqipërisë që është keqqeverisja dhe korrupsioni 8 vjeçar i Edi Ramës.

Rrugëtimi i Sali Berishës në politikë nuk ndahet dot nga rrugëtimi i Partisë Demokratike dhe sukseseve të saj në qeverisjen e vendit dhe mbrojtjen e interesit publik.

Këtë e kam të qartë unë, e ka të qartë çdo anëtar i Partisë Demokratike, e ka të qartë kushdo.

Prandaj dhe ky vendim i sotëm nuk cënon aspak kontributin dhe arritjet e z. Berisha si lider historik i Partisë Demokratike dhe si President apo Kryeministër i Shqipërisë gjatë këtyre 30 viteve. Nuk cënon aspak atë që përfaqëson Sali Berisha për historinë e Partisë Demokratike.

Ky vendim i sotëm, aspak i lehtë për mua, si në aspektin politik, por mbi të gjitha në atë njerëzor, por besoj edhe për çdo demokrat, ka si udhërrëfyes të tij, si kurdoherë, vetëm interesin e demokratëve, interesin e Partisë Demokratike, interesin e qytetarëve shqiptarë.

Ju më keni besuar drejtimin e Partisë Demokratike për të marrë edhe vendime që lëkundin emocionet tona.

Mirëpo, secili prej nesh, duke nisur nga unë i pari, ka detyrimin për të sakrifikuar nga vetja për interesin e Partisë Demokratike, për interesin e demokratëve, për interesin e qytetarëve shqiptarë.

Vetëm në këtë mënyrë ne justifikojmë besimin e marrë ndër vite nga demokratët, dhe besimin që qytetarët shqiptarë kanë tek Partia Demokratike, si e vetmja alternativë qeverisëse që do të bëjë realitet ndryshimin real për shqiptarët dhe aspiratën e tyre për Shqipërinë si gjithë Europa.



19 Comments

  1. Vendi dridhej ai mbeti
    Se, tronditej nga termeti
    Div dragoi i Shqiperise
    Trim tribun i vegjelise

    As s’je vrare e as s’po vrtitesh
    LEGJENDAR, ANTE PO RITESH
    dithiramb i Shqiperise
    Tmerr, panik i hajduterise.

  2. Republike bananesh!
    Vendimet per qeverine dhe opoziten i merr nje ambasade e huaj!

    Protektorat de facto!

  3. Akoma vasalë!!!!!Si nuk na u ndanë perandoritë dhe vasalët shqiptarë. Dhe kanë të drejtë që ne nuk mund të bëjmë pa to!!!!

  4. IK O KURV E DEGJENERUAR
    HAJDE MERR KETE TIMIN TANI.
    TE QIFSHA ROPT TY DHE KUSH TE MBESHTET EDHE TY NE PD
    PTUTUTUTUTUTTTTTTTTUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUU………

  5. vetem marredheniet psikopatike jane me shtantazh dhe presion
    ju dhjefsha aleatin
    marredheniet e sakta jane reciproke

  6. vetem marredheniet psikopatike jane me shtantazh dhe presion
    ju dhjefsha aleatin
    marredheniet e sakta jane reciproke
    vasalet jane bythqira

  7. Rahmet paste demokracia ne Albanistan. Shqiperia eshte kthyer ne nje kavie e teorive dhe interesave te Sorosit. E dhimbshme por treguam se jemi nder popujt me pa dinjtet ne Europe.

  8. cfare komenti ka e nderuara ambasadore per shantazhin aapo presionin amerikan
    njeri ordiner qe bashkpunon me nje psiqik
    morra

  9. cfare komenti ka e nderuara ambasadore per shantazhin aapo presionin amerikan
    njeri ordiner qe bashkpunon me nje psiqik
    morra turp njerz krimba

  10. të gjithë ne që jemi përballur me Berishën, kemi një të ngjashëm, por jo të njëjtë me ne, që e ka poshtëruar Sali Berishën dhjetëra herë më shumë se ne, pa u bërë armik me të, por vetëm duke i marrë atij gjithçka, partinë, pushtetin, paratë, dhe në fund dhe dinjitetin.

    Ai është Lulzim Basha. Ai është mallkimi i Sali Berishës për gjithë çka bërë me çdo kundërshtar në këto 30 vjet.

  11. Presion nga amerikanet ? Cfare kuptimi ka kjo ? Po sikur amerikanet te bejne presion per ta pushkatuar
    pa gjyq ne sheshin Skenderbej per hater te Rames , per hater te koncesioneve e PPP-ve, per hater
    te vjedhjeve marramendese, te korrupsionit kapilar ne te gjitha deget e qeverisjes sipas vete DSH, per
    hater te lidhjes se politikes me krimin, per hater te shpopullimit te Shqiperise, per hater te nepotizmit
    te kudondodhur, per hater te gjobave dhe rushfeteve qe po e rrjepin per se gjalli popullin , per haterin e cimentimit te pushtetit ilegjitim te Rilindjes dhe largimit te popullit opozitar nga Shqiperia.
    Sali Berisha po goditet si pengesa e kryesore, si nje ze kundershtues i se keqes, si njeri i ndershem e
    guximtar ne mbeshtetje te interesit publik. Vendim i i Bashes eshte nje vendim ilegjitim, pasi nuk ka
    miratimin e as nje perqind te demokrateve. Sali Berisha eshte perfaqesuesi i vertete i demokrateve
    dhe kete nuk e zhben as Rama , as SHBA, e aq me pak Basha flokelepiri.

  12. Hej Lapsi,

    Po ju lutem me miresjellje te plote: publikoni tani komentin tim te para pak minutave ne lidhje me artikullin e mesiperm.
    Preferenca im numer 1 eshte te punojme me njeri-tjetrin e jo kunder njeri-tjetrit per vendin e popullin Tone.

  13. Po per çfare perjashtimi behet fjale ketu… kur ne thelb nuk ka asnje lloj perjashtimi… apo, edhe me tutje kur me para se te flase per perjashtimin ka qene ne bisede me te…
    Pffffffffffffffffffffffffffffff shuj bre….
    Ate afatin “deri ne zgjidhjen e çeshtjes” a e konceptoi ndokush…
    Apo, ate qe fjalet e udheheqjes (se ndonje akt vendimmarres nuk ka) lidhen me jeten e Tij… jeta e Tij lidhet vetem me… absurditete te logjikes jonjerezore…
    Ato çfare sherbejne per jetet e te tjereve (te gjithe popullit)… mos i prisni prej k’tyne… pasi, shume qartesisht e thote “e bej per jeten time” duke harruar se jeta e Tij ne gjendjen e Tij te te jetuarit vetem “jete njerezore nuk eshte”…
    ???
    Mjerim vellezer…

  14. Luli ka rrezik do rrihet nga deputetet e vet ne mos kete te premte, ditet ne vazhdim! Or toc, Sala nuk ca i ben USA por ty qe paske pasur kaq guxim ta poshterosh ka per ta qire miun e shtepise se pa Salen e dine te gjithe qe nuk ka PD. Dmth e perqafove ne salle kur doje te beheshe kryetar dhe tani i fute thiken qe gati sa nuk qau ne opinion! Edhe ne qe jemi socialista te vertete, Salen e duam se eshte burre shteti dhe shqiptar shume i madh qe u ndeshkua nga lobi serb me ndikim tashme ne USA! Nuk e di sinqerisht po nuk behet partia me Grida kurverimin, Gaz Bythqimin dhe ato shushkat me buze te fryra si bythe! Ke 2 vajza te vogla idiot, jep doreheqjen dhe kerko falje se ke bere nje gafe shume te rende politike..askush nuk e hedh dot poshte historine dhe njerezit historike edhe te demshem kane buste dhe perfaqesojne dicka!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *