• |
ide | kryesore

Reagon ashpër Berisha: Basha të konsideronte dorëheqjen e tij

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Ish-kryeministri Sali Berisha komentoi në Çim Peka LIVE vendimin e kryetarit demokrat, Lulzim Basha.

“Vendimi është një vendim jashtë çdo lloj norme statutore dhe ligji të vendit. Natyrisht një vendim të tillë, një njeri që respekton parimet më elementare të një force politike të lirë, nuk mund ta marrë.

Unë e kuptoj presionin e jashtëzakonshëm që ai ka pasur, por pavarësisht nga presioni, mendoj se disa herë më parë, duhet të konsideronte dorëheqjen e tij, sesa të dorëzonte sovranitetin e PD.

Sovraniteti i PD, sepse PD është një institucion i sovranitetit të vendit, me njoftimin që shpalli zoti Basha, dëshmoi se, ose bëri atë që nuk bëri, Ilirjan Celibashi. Vendosi të dorëzojë sovranitetin, të asgjësojë PD-në si një parti sovrane, për shkak të presioneve të jashtëzakonshme, të lobimit korruptim të Edi Ramës dhe George Soros.

Jam i sigurt se Bashën e kanë kërcënuar me sanksione, për këtë jam i sigurt.

PD nuk mund të jetë kurrë një forcë, ku deputetët e saj i vendos cilido vend tjetër në botë. Sepse këtu merr fund gjithçka. Nëse PD i është bërë goditja më fatale që mund t’i bëhet një force politike, e kuptoj presionin e madh që Edi Rama dhe lobimi i tij korruptiv kanë realizuar ndaj Bashës, por njeriu i civilizuar ndodhet para rrethanave që nuk pranon kurrë një vendim, i cili faktikisht asgjëson forcën politike opozitare, PD-në.

Për të marrë një vendimi të tillë, zoti Basha duhej të mblidhet Kongresin e PD-së, të ndryshonte statutin e PD, të vendoste një nen në statut, ku të sanksionohej përjashtimi nga grupi i personave që dezinjohen non-grata nga SHBA apo një vend tjetër.

Ky nen nuk mund të konsiderojë pa transparencën. Ai, për interesa të caktuara, shpalli një vendim që është nul, pasi është vendim i tij dhe i asnjë forumi të PD. Por ky nuk është thelbi, por thelbi është dorëzimi i sovranitetit të PD.

Mendoj se Shqipëria ka humbur, e tërë shoqëria shqiptare ka humbur, sepse një forcë politike sovrane mund të qeverisë vendin, sepse vetëm një forcë politike sovrane mund të jetë një opozitë e pavarur e interesave publike dhe jo e manipuluar apo e urdhëruar nga forca të tjera,” tha Berisha.



5 Comments

  1. E ka kap majfja e sorrave kete vend. Shume shpejt numri i afganve ne shqiperi ne krye te vitit do jete 40 mije. Per 10 vite 400 mije afgane, muhaxhedine, siriane, marokene e tuniziane. Dmth toka e askujt qe do menaxhohet nga mafja nderkombetare. Prisni ose flini gjume dhe kur te zgjoheni do jete teper vone.

  2. të gjithë ne që jemi përballur me Berishën, kemi një të ngjashëm, por jo të njëjtë me ne, që e ka poshtëruar Sali Berishën dhjetëra herë më shumë se ne, pa u bërë armik me të, por vetëm duke i marrë atij gjithçka, partinë, pushtetin, paratë, dhe në fund dhe dinjitetin.

    Ai është Lulzim Basha. Ai është mallkimi i Sali Berishës për gjithë çka bërë me çdo kundërshtar në këto 30 vjet.

  3. Mund te thuhet apo akuzohet per cdo gje Z. Berisha, por ne nje rast te tille, perderisa nuk ka asgje te faktuar apo hetuar nga prokuria, cdo vendim i diktuar nga jashte eshte cenim i sovranitetit te Shqiperise. Kuptohet qe vendi yne eshte i dobet dhe sipas urdherave te te medhenjve edhe do veproje, por ne fund te fundit pak dinjitet duhej treguar. Fare mire Basha mund edhe te jepte doreheqjen. Do te ishte me dinjitoze e njekohesisht, ndoshta ky akt mund te behej shkas per nje ringritje te PD-se.

  4. Shumë pak dhe shumë vonë o doktor! Faji është kryekëput i joti, tradhtari Basha herët apo vonë do t’a bënte atë që bëri. Tani rri e numëro tespijet ne shtëpi.

    *Uroj që mos të bëhet më keq për ty doktor se kaq, megjithëse ke shumë gjynahe.

  5. Basha per interesat e tij personale. Me sakte per te qene kryeministri i kapur i radhes ndermori nje akt i pamoralshem.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *