• |
ide | kryesore

40 vite nga albumi Imagine i The Beatles

-Instant, Paparazzi, Slider



Dje albumi “Imagine” i John Lennon i mbushi 40 vjet. Në 9 Shtator të vitit 1971, në Shtetet e Bashkuara u publikua “Imagine”, albumi i pestë nga John Lennon, i dyti që mbërriti pas shpërbërjes së Beatles.

Albumi ishte një sukses i madh tregtar dhe pati një rekord në histori. Kuptohet që ky sukses erdhi dhe falë këngës me të njëjtin emër që gjendet brenda albumit. Një këngë e konsideruar si “një himn” për barazinë e të gjithë njerëzve dhe për të drejta të barabrata, që edhe sot e kësaj dite vazhdon e dëgjohet duke e kthyer në një HIT të pavdekshëm. Ndikimi i “Imagine” në muzikë (dhe më gjerë) ka qenë dhe vazhdon të jetë i madh, duke filluar me homazhet dhe kopertinat (mbi 200, nga Joan Baez tek Madonna tek Elton John) që janë bërë prej tij.

John Lennon dhe gruaja e tij Yoko Ono realizuan “Imagine” (regjistrim dhe këngë) me producentin Phil Spector. Kënga tha ish-Beatle, u frymëzua fuqishëm nga veprat e Yoko Ono, si në fjalë ashtu edhe në mendime në përgjithësi. Madje në një intervistë të BBC-së në vitin 1980, John Lennon pranoi se gruaja e tij gjithashtu meritonte të shfaqej në titujt, por se në atë kohë ai ishte “më egoist dhe më macho”, aq sa e la jashtë.

Vlen të përmendim se pavarësisht suksesit të madh kjo këngë ka ngjallur dhe shumë diskutime, sidomos në komunitetet fetare, sepse kënga flet për një botë pa asnjë dallim, e rrjedhimisht dhe pa fe.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *