• |
ide | kryesore

Basha: Berisha sot foli me gjuhën e Ramës

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Kreu i PD-së Lulzim Basha duke folur para gazetarëve për herë të parë është shprehur se ndihet i keqardhur për gjuhën e ish-kryeministrit Sali Berisha.

‘Më vjen keq për atë që kam dëgjuar gjatë ditës së sotme. Unë vlerësimet e mia për doktor Berishën i kam të njëjta, siç edhe i thashë mbrëmë. Por sot kam dëgjuar të njëjtën gjuhë si të kundërshtarit tim politik’, tha Basha.

‘Jam detyruar ta marr vendimin për Berishën. Kam ndjekur me dhimbje të madhe reagimin e dr. Berishës, konsideratën për të cilin e kam shprehur, dhimbja që ndiej në nivel personal dhe njerëzor për vendimin është dyfishuar sot nga gjuha e zotit Berisha.

Shpresoj dhe uroj që koha të jetë ilaçi më i mirë dhe të gjithë të fokusohemi tek armiku i vetëm që është regjimi i Edi Ramës. Uroj që koha të jetë ilaçi më i mirë për t’u përqendruar në qëllimin kryesor për largimin e këtij regjimi. Tezat e kundërshtarit të vetëm Edi Rama i kam dëgjuar nga goja e tij. PD nuk ka rrugë tjetër përveçse e bashkuar t’i prijë kësaj beteje për Shqipërinë dhe shqiptarët’, deklaroi Basha.



7 Comments

  1. E di ky koqja qe ska per ta pare noi her veten kryeminister?????

    kujton se meqe eshte kryetar do e votojne ??? po pd e ka deklaru dh e ka bere fakt qe ste voton fare o koqe….

    kujton se shpetove?

    a luli luli, je bibilush fare

    ik merr n kocke nga rama bibilush

  2. Nuk foli me gjuhen e rames por me gjuhen e te vertetes . Por ti nga e verteta ke alergji , prandaj edhe nuk e kupton .

  3. Or djalosh pa k..e.Po ti që vepron si të thotë Rama????Gabimi më i madh i Berishës që të la ty trashëgiminë e Pd.Pd do burra e jo dylbera ta drejtojnë.

  4. “Basha: Berisha sot foli me gjuhën e Ramës” –

    Mos u Luli, se na mallëngjeve!! Hajde qaj pak këtu pranë meje o tradhtar sorrosian…!

    Karma is a bitch.

  5. – Sali Berisha nuk ka investuar në miqësi, sepse po shihet që nuk e ka asnjë mik (sikur që askush nuk e ka asnjë mik), por sikur të gjithë njerëzit, edhe Berisha, ka kujtuar se miqësia krijohet me dhurata, me privilegje, me pozita.

    Jo nuk krijohet, ashtu krijohen robërit (e robi ëndërron ta vras të zotin e tij), sepse gjithmonë gjendet dikush që jep dhurata më shumë se ti;

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *