• |
ide | kryesore

Video/ Protestë femërore kundër CR7, mbi stadium një avion me parullën: “I besoj Kathryn Mayorga”

-Instant, Sport



Nuk pati vetëm gola dhe lavdi në kthimin e Cristiano Ronaldos në Old Trafford. Grupi feminist “Level Up” është futur në veprim në premierën e CR7 në Teatrin e Ëndrrave, duke dashur t’i kujtojë të gjithëve akuzat për përdhunim, kundër portugezit, të bëra nga ish-modelja amerikane Kathryn Mayorga. Parrulla “Unë i besoj Kathryn Mayorgas” fluturoi mbi qiellin e Mançesterit gjatë ndeshjes midis United dhe Neëcastle (që përfundoi me rezultatin 4-1 me një dygolësh të Ronaldos), duke marrë skenën dhe vëmendjen e opinionit publik.

Ngjarjet datojnë 12 vjet më parë, kur Kathryn Mayorga denoncoi një sulm seksual nga Cristiano Ronaldo në një hotel në Las Vegas. Kampioni portugez nuk e mohoi kurrë marrëdhënien seksuale që kishte patur me vajzën, megjithatë mohoi çdo akuzë për dhunë të çdo lloji. Në vitin 2010, modelja kishte rënë dakord të nënshkruante një marrëveshje prej 300 mijë eurosh me lojtarin, në mënyrë që të mos e çonte çështjen në gjykatë. Tre vjet më parë, megjithatë, ish-modelja ishte kthyer në sulm, duke pretenduar se në kohën e akordit ajo ishte “e paaftë mendërisht” për të dhënë pëlqimin për marrëveshjen me qartësi. Prandaj, në prill, ajo kishte bërë një kërkesë për dëmshpërblim ndaj portugezit prej 62 milionë eurosh (65 milionë duke marrë parasysh shpenzimet e gjykatës).



1 Comment

  1. Ahahahahahahahahahah atehere isha e paafte menderisht kerkova pak para tani dua shume para. Po ta fusnin Ronaldon ne burg aq sa e ka ligji ne te tilla dhe 0 para per te perdhunuaren qe kujtohet mbas 12 vitesh . Do ishte ne rregull zonja, po budallaqet feministe qe ngriten aeroplanin do protestonin me cica perjashta.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *