• |
ide | kryesore

Mesazhi i Zhang për lojtarët, para Real Madrid: “Të luajmë me kurajo e të nderojmë ngjyrat tona”

-Instant, Sport



Presidenti i Interit, Steven Zhang, ka dashur ti japë një sinjal të fortë të gjithë ambjentit zikaltër. Ka qenë i qartë në idenë e tij numri 1 i klubit, që ka mbledhur të gjithë lojtarët, trajnerin Simone Inzaghi, gjithë stafin teknik, Giuseppe Marottan dhe Piero Ausilion, për një fjalim motivues në prag të aventurës së re në Ligën e Kampionëve. Zhang përsëriti dëshirën e tij për ta mbajtur Interin konkurrues në të gjitha kompeticionet dhe qëllimin për të vazhduar sukseset. Ai na kërkoi të luanim me guxim, të lirë nga presioni dhe të jepnim gjithmonë më të mirën në fushë kundër çdo kundërshtari.

Presidenti, më pas, i ka uruar mirëseardhjen lojtarëve të rinj që iu bashkuan grupit të kampionëve të Italisë këtë vit, duke riafirmuar përgjegjësitë dhe vlerat që, ata që veshin fanellën zikaltër, duhet të përfaqësojnë gjithmonë, në përputhje me imazhin e klubit dhe miliona mbështetësve të tij përreth botës.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *