• |
ide | kryesore

Vrau dy motrat në Astir, mbyllen hetimet për Përparim Ademin: Asnjë problem në shëndetin mendor

-Instant, Lajme, Të fundit



Mbyllen hetimet për Përparim Ademin, i akuzuar për vrasjen motrave Zhaneta Metani dhe Kristina Bardhi në dhjetor të vitit 2020. Prokuroria e Tiranës ka përfunduar edhe akt ekspertimin mbi shëndetin e tij mendor dhe ka rezultuar pa probleme. Pritet që dosja në ngarkim të tij të dorëzohet në Gjykatën e Tiranës me akuzën e vrasjes ndaj dy ose më shumë personave për shkak të marrëdhënieve familjare. Ngjarja e rëndë ndodhi mëngjesin e 31 dhjetorit të vitit të kaluar në zonën e Astirit, në banesën e dy motrave.

Nga hetimet ka rezultuar se 59-vjecari nuk pranonte ndarjen nga motrat, me të cilat kishte lidhje jashtë martesore. Pas vrasjes së dy motrave Kristina dhe Zhaneta, Përparim Ademi ka shkuar në Drejtorinë vendore të Policisë së Tiranës ku është dorëzuar dhe ka pranuar që ka kryer krimin.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *