• |
ide | kryesore

Video/ Juventus dridhet nga Spezia, por merr kthesën: De Ligt firmos fitoren e parë

-Instant, F1, Sport, Video



Në javën e pestë të Serie A vjen edhe fitorja e parë për Juventus. Bardhezinjtë kanë mposhtur Spezian 2-3, duke përmbysur gjithcka pas një fillimi makth. Në Picco, gola e emocione. Kean (28 ‘) zhbllokoi ndeshjen me një të djathtë në hyrje të zonës, pastaj Ligurët përmbysën rezultatin me Gyasi (33’) dhe Antiste (49 ‘). Gola të cilëve bardhezinjtë iu përgjigjen duke barazuar me Chiesa (66 ‘) dhe duke nënshkruar golin e ndeshjes me De Ligt (72’).



E në fund, Juventus gjeti fitoren e parë në kampionat. Por ishte një histori e tensionuar, larg nga të qenit e sigurtë, kundër një Spezia që nuk u dorëzua kurrë. Situata u duk e njëjtë: Juve në epërsi, kundërshtari që rikuperon e pastaj edhe përmbys. Por këtë herë përfundimi është i ndryshëm: Chiesa nënshkroi 2-2, De Ligt në fund fiksoi 3-2 në Picco. Pikërisht ata të dy, protagonistët e telasheve të Allegrit, zgjidhën dhe vendosën ndeshjen, pasi Kean kishte nënshkruar avantazhin e Juventusit dhe Gyasi dhe Antiste kishin përmbysur për Spezian. Juventus nuk e mbron dot portën të paprekur për ndeshjen e 19-të radhazi në Serie A, por tani ka 5 pikë në renditje, në 5 ndeshje. Gjithmonë pak, por ato mund të nënkuptojnë një pikë kthese.


Pika e parë në renditje e fituar nga Salernitana, që rikuperoi disavantazhin e dyfishtë në shtëpi kundër Veronës, duke barazuar 2-2 dhe njëkohësisht duke zhbllokuar zeron në renditje pas katër ndeshjeve të para pa rezultat. Hellas kaloi përpara në minutën e 7-të me Kaliniç (krosimi i Caprarit); kroati shënoi dygolëshin në minutën e 29-të me një prekje nga poshtë, në asistin e Ilic. Sidoqoftë, Gondo ngushtoi diferencën në fund të pjesës së parë, para se Mamadou Coulibaly të nënshkruante golin e barazimit në minutën e 76-të.

Serie A Italy
Salernitana 2-2 Verona
Spezia 2-3 Juventus



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *