• |
ide | kryesore

Identifikohet e denoncohet racisti i Juve-Milan: e zbulojnë kamerat e sigurisë së stadiumit

-Instant, Sport, Video



Juventus e Milan kanë identifikuar dhe denoncuar tifozin bardhezi që, të dielën, gjatë nxemjes së skuadrave në Allianz Stadium para Juventus-Milan, ka shënjestruar portierin kuqezi Maignan me një seri fyerjesh raciste. I pikasur falë telekamerave të impiantit torinez, personi në fjalë është denoncuar për nxitje të urrejtjes racore. Mbështetësi bardhezi, një punëtor e sindikalist nga Rovigo, ishte I regjistruar në Juventus Club Gaetano Scirea të Castagnaros në Verona, klub që ka njoftuar menjëherë përjashtimin e tij.

Menjëherë pas ndeshjes, vetë portiere francez i kuqezinjve është përgjigjur me një mesazh në rrjetet sociale. “Jam Mike, në këmbë, i zi e krenar. Për sa kohë mund të përdorim zërin tonë për të ndryshuar gjërat, do ta bëjmë”, kishte shkruar portieri kuqezi në profilet e tij sociale pas publikimit online të disa videove që tregonin fyerjet raciste të pësuara nga ky tifoz, pak para fillimit të ndeshjes. Një episod i izoluar që ka marrë përgjigjen e menjëhereshme.

https://www.youtube.com/watch?v=jFEsCksBLp4



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *