• |
ide | kryesore

Djokovic, miqësi me një nga pjesëmarrësit e masakrës së Srebrenicës: foto me Jolovic ‘plas’ polemikat

-Instant, F1, Sport



Novak Djokovic, ka përfunduar përsëri në mes të stuhisë së polemikave për shkak të një fotografie të bërë ditët e fundit, ekzaktësisht më 18 shtator. Kampioni i tenisit po kalon disa ditë pushime në Bosnjë-Hercegovinë, por ato që duhet të ishin ditë paqeje e shlodhje, janë kthyer në tension asfiksues për shkak se Nole është fotografuar në shoqërinë e njërit prej ushtarëve që morën pjesë në gjenocidin e Srebrenicës, një nga episodet më dramatike dhe më të përgjakshme të luftës në Bosnjë, në të cilën më shumë se 8,000 boshnjakë humbën jetën: bëhet fjalë për Milan Jolovic, ish-komandanti i njësisë paraushtarake të njohur si ‘Ujqit e Drinas’, i cili mori pjesë në masakër, por nuk u dënua për krime lufte.

Fotografia me Djokovic ka shkaktuar një polemikë të madhe në Ballkan, zonë që vazhdon të jetë tepër e nxehtë për ngjarjet e të kaluarës e ku tenisti tashmë ishte kritikuar rëndë edhe në qershor të vitit të kaluar, ndonëse këtë herë pak kishte lidhje me politikën, por kishte të bënte me festimin e Adria Tour, pa asnjë kufizim, e në mes të një pandemie botërore.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *