• |
ide | kryesore

Komisioneri Publik kërkon shkarkimin e prokurores Natasha Prifti

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Komisioneri Publik ka ankimuar në KPA vendimin për lënien në detyrë të Natasha Prifti, prokurore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor, Lushnjë. Komisioneri Publik ka kërkuar nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit të marrë në shqyrtim çështjen dhe të shkarkojë nga detyra prokuroren.

Sipas Komisionerit ka shkaqe të mjaftueshme ligjore për t’iu paraqitur për shqyrtim, nëpërmjet ankimit, juridiksionit kontrollues dhe rivlerësues të Kolegjit.

Kujtojmë se Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konfirmoi në maj në detyrë prokuroren Prifti. KPK nuk gjeti probleme me pasurinë e prokurores. Ajo nuk zotëronte asnjë pasuri të paluajtshme dhe hetimi u krye mbi të ardhurat e bashkëshortit



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *