• |
ide | kryesore

Kaosi te Kadastra e Vlorës/ Qytetari hipën nga kangjellat: Pse na sjellin vërdallë, çfarë duan lëkurë apo para

-Instant, Lajme, Të fundit



Dorëheqjet e vazhdueshme të titullarëve të hipotekës në Vlorë kanë tërhequr vazhdimisht vëmendjen e opinionit publik. Duket se një gjë e tillë ka sjellë dhe vonesat në dhënien e dokumenteve për qytetarët.

Përpara godinës së Kadastrës së Vlorës është krijuar një situatë kaotike, pasi shumë qytetarë që kanë prej kohësh problem janë mbledhur duke bërë thirrje. Shtetasi Mynyr Aliaj, tentoi të hipte dhe nga kangjellat ndërsa bërtiste me të madhe se i ka ardhur në majë të hundës me sorollatjet e institucionit.

“Pse na sjellin vërdallë, çfarë duan lëkurë apo para, lëkura jonë na ka ngelur. Kam 6 muaj me këtë punë vetëm për të marrë një dokument të vogël”, ka thënë qytetari Aliaj.

 



1 Comment

  1. mos shko deri ne vlore , shko ne Rinas te kadastra e Tiranes duhet me i taku patjeter fizikisht se perndryshe nuk plotesojnenasnje dokument . Pastaj behen si fatkeq kur i kapin me lek neper duar

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *