• |
ide | kryesore

Video/ Fitorja bëhet problem për Tiranën: pika e parë në kampionat për Kastriotin

-Instant, Sport, Video



Barazimi i dytë radhazi në kampionat për Tiranën e pika e parë në këtë edicion për Kastriotin, në 1-1 që karakterizoi 90 minutat e ndeshjes së luajtur në Kamëz, për javën e tretë të Superiores. Shehi kërkonte të kthehej tek fitorja pas frenimit me Egnatian, por nuk ia doli. Ndreu pas dy humbjeve radhazi me Dinamon e Kukësin i merr pikë Tiranës.

Ajo që ka konstatuar që në fillim tekniku i bardhebluve Orges Shehi është mungesa e alternativave që mund të ndryshojnë lojën, duke ardhur nga pankina. E situata u konfirmua edhe këtë herë, me kryeqytetasit që pasi rikuperuan disavantazhin, nuk mundën të bëjnë përmbysjen. Sfida u zhbllokua në minutën e 41′ me skuadrën krutane e cila fitoi një 11-metërsh pas prekjes me dorë në zonë nga Hoxhallari dhe Kastrioti kaloi në avantazh me Karakacin, i cili humbi fillimisht penalltinë, e pritur nga Bekaj, por u tregua i saktë menjëherë me kokë në topin e rikthyer.

Pjesa e dytë ishte një tentativë e qartë e Tiranës për të shmangur humbjen. Bardheblutë ushtruan presing të madh që në fillim ndaj kundërshtarit dhe ishte Taulant Seferi ai që realizoi me kokë dhe duke barazuar shifrat nga goditja e këndit në minutën e 49′. Ky ishte barazimi i dytë për Tiranën pas asaj ndaj Egnatias dhe renditet në vendin e dytë me 5 pikë, ndërsa Kastrioti merr pikën e pare në këtë edicion, por pa mundur të shmangë vendin e fundit të klasifikimit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *