• |
ide | kryesore

Exit poll/ I paqartë fituesi i zgjedhjeve në Gjermani

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Në orën 18.00 janë mbyllur kutitë për zgjedhjet e përgjithshme në Gjermani.


Në një exit poll të publikuar nga Dojçe Vele shihet se CDU-CSU e ish-kancelares Angela Merkel mbetet në të njëjtat nivele me socialdemokratët që ndodhen me nga 25% të vitave. 


Më pas vijnë “”Të gjelbrit” me 15%. Afd dhe FDP kanë nga 11%.

Ndërsa një tjetër exit poll i kryer nga ZDF nxjerr socialdemokratët fitues me 26% të votave dhe CDU-CSU me vetëm 24%. Në selinë e socialdemokratëve ka pasur menjëherë brohoritje. 

Në bazë të exit poll, SPD do të jetë 215 deputetë, Unioni CDU-CSU me 198 deputetë, “Të gjelbrit” 120 deputetë. Liberal-demokratët e FDP marrin 99 deputetë, ekstremistët e djathtë AfD marrin 83 deputetë ndërsa “E majta” vetëm 41 deputetë.

Këto janë vetëm exit poll pasi nuk kanë dalë ende rezultatet zyrtare. Gjasat janë që për të krijuar qeverinë të ketë sërish një koalicion të madh.  

Lajm në përditësim… ©LAPSI.al

2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu