• |
ide | kryesore

Video/ Barcelona fiton, Koeman largon shkarkimin: vendosën Depay, De Jong e Ansu Fati që shënon pas 11 muajsh

-Instant, Sport, Video



Pas dy barazimeve zhgënjyese radhazi në La Liga, kundër Granadas dhe Cadiz, Barcelona rigjeti fitoren pothuajse një muaj pas herës së fundit, duke mposhtur Levanten 3-0 në Camp Nou. Një penallti nga Memphis Depay (6 ’) dhe goli i Luuk De Jong (14’) e cuan lojën në binarët e duhur për Blaugranat në pjesën e parë. Ansu Fati kthehet në fushë pas 11 muajsh dhe nënshkruan trisin. Katalanasit rishohin zonën e Europës dhe përgatiten për një javë zjarr.

Frymëmarrje për Barcelonën, që kundër Levantes lë pas (edhe pse provizorisht) rezultatet e fundit të luhatshme mes kampionatit dhe Ligës së Kampionëve. Driblimi spektakolar i Memphis Depay detyroi Radojën ta pengojë në zonë dhe arbitri akordon penallti për blaugranat, të cilën e transformoi vetë holandezi në minutën e 6’. Tetë minuta më vonë formacioni i stërvitur nga Ronald Koeman (jo në pankinë sot) e vendosi ndeshjen në shinat e sigurta: aksion i shkëlqyer nga Dest, i cili shërbeu një top brilant për Luuk De Jong, që shënoi 2-0, duke mposhtur Aitor Fernandez. Piqué mund të kishte shënuar golin e tretë, ashtu si Depay në fund të pjesës së parë, e megjithatë në pushim shkohet në 2-0.

Edhe në pjesën e dytë Nico Gonzales dhe Dest vunë në provë të vështirë kundërshtarin, por ishte Ansu Fati i kthyer në fushë pas 11 muajsh dhe i aktivizuar në 10 minutat e fundit, që shënoi golin e 3-0 në kohën shtesë: spanjolli në kundërsulm ndëshkoi Aitor për të tretën herë. Një kthim i mrekullueshëm pas ndalesës për shkak të dëmtimit të meniskut. Tani, për Koeman, java e ardhshme do të jetë vendimtare: së pari ndeshja e Ligës së Kampionëve të mërkurën kundër Benfica dhe më pas super ndeshja e Liga të shtunën kundër Atletico. Të dyja në transfertë.

Spain – La Liga
Mallorca 2 – 3 Osasuna
Barcelona 3 – 0 Levante
Real Sociedad 1 – 0 Elche
Rayo Vallecano 3 – 1 Cadiz



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *