• |
ide | kryesore

Zbulohet axhenda e takimeve të Ramës në Kosovë/ E pret edhe Haradinaj

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Kryeministri Edi Rama do të vizitojë të hënën Kosovën në një kohë kur veriu i vendit është përfshirë në një valë trazirash për shkak të vendosjes së reciprocitetit me targat serbe.

Sipas axhendës së publikuar, Rama do të mbërrijë së pari në Kryeministri ku edhe do të zhvillojë një takim me homologun e tij, Albin Kurti. Vëmendja pritet të përqendrohet te situata në veri, por nuk do të mbeten jashtë vëmendjes as nisma “Ballkani i hapur”. Pas takimit, Rama dhe Kurti dy do të dalin në një konferencë për mediat.

Më pas, Rama do të takohet njëri pas tjetrit edhe me 3 liderët e opozitës, kreun e LDK-së Lumir Abdixhiku, kryetarin e PDK-së, Memli Krasniqi si dhe liderin e AAK-së Ramush Haradinaj.

Interesant do të jetë takimi me Haradinajn, me të cilin Rama ka pasur përplasje në distancë. Po ashtu, gjatë qëndrimit në Kosovë, Rama do të dekorojë edhe akademikun, Rexhep Qosja. ©Lapsi.al



5 Comments

  1. U dhjeve edhe ti o Hajredinaj. me duket se paska pasur te drejte Rama. Se s”paskeni paqsur nje fije

    burrni. Me ato qe ka thene per ty edhe televizorin duhet ta kishe mbyll kur te dali Rama.

  2. Akuzon Lulashin,
    se po komploton,
    por në fakt Saliu,
    Ramën po ndihmon!

    Ramën po ndihmon,
    ky plak krejt i marrë,
    PD-në që do fort,
    duke e përçarë!

    Me ato që ndodhin,
    sot në kampin blu,
    kush është pro Berishës,
    është njeri pa tru!Shpellkari ne rradhe të pare ne koment i ngjan shume salihut ne të menduar

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *