• |
ide | kryesore

Rama anuloi mbledhjen, reagon qeveria e Kosovës

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Kosovës rama



Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, ka reaguar pasi kryeministri i Shqipërisë Edi Rama njoftoi anulimin e formatit të takimit mes qeverive të Kosovës dhe Shqipërisë. Në një deklaratë të Kryeziut të shpërndarë për mediat ai thotë se nga ky vendim humbën qytetarët.

“Mbledhjet e përbashkëta janë ndërmarrje të madhe organizative, të cilave u paraprinë një punë e madhe e ministrive për të përgatitur atë ditë. Nesër do të duhej të nënshkrueshin 13 marrëveshje të reja.

Ato kishin synim t’i afronin ekonomitë tona, sistemet tona të drejtësisë, arsimit, kulturës, etj. Janë qytetarët ata që do humbasin më së shumti. Për fat të keq, anulimi i mbledhjes nga ana e kryeministrit Rama anuloi mundësinë për t’i nënshkruar ato.

Takimet bilaterale do të mund të mbaheshin çdo ditë tjetër. Jemi fare afër njëri-tjetrit si vende. Nuk do të ishte hera parë që do të takoheshim brenda ditës. Por është hera parë që një mbledhje e përbashkët anulohet në mënyrë të njëanshme”, – është shprehur zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës. 

Por sipas Ramës, mbledhja nuk mund të mbahej sipas formatit të planifikuar.

“Ky takim nuk mund të mbahet në formatin e parashikuar dhe pasi kam folur pasdite me shefin e diplomacisë evropiane, Josep Borrell, i kam kërkuar Albinit për t’u takuar nesër, në Gjakovë, në një format më të ngushtë, përkatësisht me ministrat e Jashtëm dhe ata të Mbrojtjes për të diskutuar pikërisht për këtë situatë.” – deklaroi Rama duke shtuar se kryeministri i Kosovës nuk e kishte pranuar këtë format, por kërkoi mbajtjen normale të mbledhjes së dakordësuar më herët.  ©LAPSI.al 



3 Comments

  1. Përkundër propagandës së Albin Kurtit dhe trushpëlarve, e vërteta në dritë të diellit është se në këtë konflikt, aleati më i mirë i Aleksandër Vuçiq është Albin Kurti, kurse Shqipëria është në një linjë me SHBA dhe Bashkimin Evropian, siç e ka detyrë të jetë. Shqipëria nuk e mbron dot Kosovën pa ndihmën e Perëndimit dhe akoma më keq, nuk ka pse e mbron Albin Kurtin në rrugën e marrëzisë kundër Perëndimit.Marveshjet presin o kurva kosovare e albin serbit,por perendimi per here te pare i ktheu kurrizin qeverise se kosoves qe nga dita qe e cliroje dhe e beri republike

  2. Ehu, sikur me te vertet ke takimi i ka mbet Rames. Ai eshte mjeshter qysh i vogel me keto punet “konfidenciale” dhe zbaton pike per pike porosite e atyre qe e kane ose mbajne ne lidhje. Dmth si puna leprit dhe kapeles. Po te kishte pranuar Kurti pordhet e Rames, do i kishte kerkuar fjala vjen Rama me ardhe ne takim nudo… Sdo kishte pranu boti dhe serish do kishte anullu. Ore ka rene ne hall “grupi eksperteve” qe punon me Ramen per “asocacionin” se ua dhjeu punen NY Times me artikullin per Vucic. Dhe tashti jane sulur si e si te mbrojne Vucic qe po rrezikohet nga zemerimi i Serbeve. E habitshme por e vertete!!!

  3. Tani eshte koha per ti treguar shqiptareve kush eshte patriot.Te gjithe kreret e partive politike shqiptare te lidhin marveshjen e historise dhe te bejne demostrata deri ne rrezimin e vucicit shqiptare rama.O sot o kurre ndryshe do jeni tradhetare dhe kjo epoke do ju baltosi me njollen e tradhetise.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *