• |
ide | kryesore

E shkarkoi Albin Kurti, Rama merr këshilltare ish numrin dy të Agjencisë së inteligjencës në Kosovë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Ish-zëvendësdrejtuesja e Agjencisë Kosovare të Inteligjencës, Vlora Hyseni, është emëruar këshilltare e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, raporton Gazeta Express.


Ajo, para disa muajve, u shkarkua nga kryeministri Albin Kurti dhe presidentja Vjosa Osmani, prej funksioneve të AKI-së.


Vlora Hyseni e ka udhëhequr AKI-në për katër muaj, gjatë periudhës sa institucioni që mbledh dhe shpërndan informacione të rëndësishme për shtetin te kryeministri dhe presidenti kishte mbetur pa drejtor. Ajo ishte në krye të institucionit më të lartë të sigurisë dhe inteligjencës që nga dhjetori i vitit të kaluar, kur ishte shkarkuar drejtori Kreshnik Gashi, deri në prill të këtij viti, kur në detyrën e drejtorit u emërua Petrit Ajeti.

Hyseni nga informacionet e pakëta që dihen për të, përshkruhet si eksperte dhe njohëse shumë e mirë e çështjeve të sigurisë dhe marrëdhënieve ndërkombëtare. Ajo flet disa gjuhë të huaja.

Në shkurt të vitit 2019, Vlora Hyseni ishte emëruar zëvendësdrejtoreshë në Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë. /Express/

14 Comments

    1. Dhe nuk eshte hera e pare, por e ben sa here mundet. Mediat e tij bejne prej kohesh diversionndaj Kurtit dhe Kosoves,perfshi Top Channel, qe dergon ne Kosove per te peshku ndonje opozitar anti-VV, dhe ne kembim te promovimit te tij ne TV e tyre, i kerkon qe t’a sulmoje Kurtin sa me shume. Se fundmin, kishin marre ne nje emision ate perversin Milaim Zeken..
      A do pajtim vertete Rama apo po luan me dyfytyresi?

  1. Eshte si gjithmon propozim i Batonit…
    Ky person ne Kosove nuk merr teren ndersa ne Shqiperi per sherbimet pro Rames po behet edhe me prona.
    Nuk do ti gezoje…

    1. Nuk e kuptoj pse duhet te marre nje te shkarkuar ne Kosove, kur perderisa eshte shkarkuar, do te thote se nuk ka qene dicka ne rregull ne lidhje me te, dhe t’i jap nje post te larte ne Shqiperi,kur mund t’ia jepte dikujt tjeter. Apo per inat te Kurtit dhe Vjosa Osmanit, te cilen as nuk e takoi fare sot? Apo do t’ia nxjerri informacionet sekrete dhe t’ia kaloje pastaj Vucicit? A i doli eksperiment i deshtuar Genc Cakaj dhe Besa Shahini, nuk zuri mend? Ka plot djem e goca te shkolluar Shqiperia, pse duhet te merren ata qe kane deshtuar ne Kosove,dhe qe nuk i duan as vete ne Kosove.

  2. Krejt e thjeshtë për t’u kuptuar….
    Ato që kanë punuar kundër interesave kombëtare, duhet të jenë këshilltarë me propozimin e Baton Serbisë…

  3. Ndoshta mendon se kjo ka ndonje informacion per Albinin dhe pastaj bashke me vellaun e tij ,Vucicin, ta shantazhojne?

  4. Perse gjithe ky karshillik ashiqare mes qeverise se Shqiperise dhe asaj te Kosoves? Apo vetem deshira per te ngjallur debate dhe polemike mbi veten te cilen KRM-a e Shqiperise e deshiron me shume se cdo gje

  5. E ka marre keshilltare per mardheniet me Kosoven ,pra per informacionin qe zonja ka ne lidhje me udheheqesit kosovare,shkurt fare ate qe ka bere gjithmon kunder Kosoves tani me nje spiune po prej Kosove.
    Kesaj i thone me ta fut vellai prej babe se vlla prej nene ramsesi ka vucicin,lume kombi shqiptare per mender liderat qe ka🤮

  6. Përveç Vuçiçit e rusëve që nëpërmjet Serbisë duan të dalin në Adriatik, nuk ka asnjë shqiptar por as edhe ndonjë politikan tjetër europian normal që ta miratojë të ashtuquajturin “Ballkan i hapur” (sigurisht duke përjashtuar Beton Haxhinë e manekinët kryesisht femra që ka grumbulluar Rama rreth vetes).
    Ky medemek burrë shteti që premtoi se në mandatin e tretë do të jetë më dëgjues me të tjerët, përfshirë edhe opozitën, këto ditë është bërë akoma më agresiv me paranojën e tij se unë dëgjoj vetëm mëndjen time e nuk pyes për askend.
    Si një person tashmë i njohur për problemet psiqike, atij i është mbushur mëndja se mua nuk ma del askush në botë për llafe, e është e pamundur që të zhvillojë ndonjë konferencë normale shtypi pasi sapo që ndonjë gazetar i drejton ndonjë pyetje, si një gramafon i prishur fillon e flet pa fund marrëzira.
    U pyet nga gazetarë znj. Merkel, shkurt e kjartë ajo i shfaqi prerë mendimet e saj.
    Po kështu edhe edhe kolegja e saj presidente e BE.
    Kurse palloshi ynë dymetrosh kujton se mund të imponohet mbi të gjithë duke mos ju lënë rradhe asnjerit për të folur si ato plakat llafazane të katundit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu