• |
ide | kryesore

Tërmet i fuqishëm në Greqi, disa të plagosur

-Instant, Lajme, Planet



Një tërmet me magnitudë 5.8 i shkallës Rihter është regjistruar këtë të hënë rreth orës 09:15 të mëngjesit në ishullin e Kretës në Greqi. Lëkundjet sizmike e kishin epiqendrën 15 kilometra nga Ano Arhanes ndërsa thellësia e valëve sizmike ishte 10 kilometra.

Mediat greke raportojnë se tërmeti ka shkaktuar dëme në ndërtesat në zonën e Agies Paraskies dhe Patsidero. Po ashtu në Profitis Ilias, gurët e ndërtesave ranë mbi një makinë duke plagosur lehtë personat që ndodheshin në të. Fatmirësisht, të plagosurit kishin marrë plagë të lehta.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *