• |
ide | kryesore

Champions/ Juventus pa sulmin titullar, kampionët e Europës pa mesfushë: ja ndeshjet e mbrëmjes së sotme

-Instant, F1, Sport



90 minuta për të vendosur dominimin në Grupe. Ky është misioni i pretendentëve në katër grupet e dyta të Champions në vigjilje të raundit të dytë, që propozon takime shumë të rëndësishme.

Në Grupin E, Bayern Mynih, pasi dërrmoi kundërshtarin direkt, Barcelonën, do të vendosë diktatin me një fitore të dytë kundër Dinamo Kiev. Barazimi në sfidën e parë mes ukrainasve e Benfikës rrezikon shumë në këtë rast Barcelonën, që duhet të rikthehet me cdo kusht tek suksesi në Lisbonë.

Në Grupin F në krye është cuditërisht Young Boys, por zviceranët pasi mposhtën United, duhet të përsëriten ndaj një Atalante të rigjetur. Bergamaskët kanë një pikë dhe kërkojnë të shfrytëzojnë faktorin fushë. Skuadra e Gasperinit është në kërkim të fitores së parë, e në të njëjtën kohë duhet të ndalin zviceranët të rrisin avantazhin në krye të renditjes. Për Ronaldon e të tjerët në Old Trafford mbërrin Villareal e të besuarit e Solskjaer duhet të harrojnë debutimin katastrofik në Zvicër.

Salzburg-Lille e Wolsfburg-Sevilla janë përballjet e Grupit G ku gjithcka është e barabarta, me ndeshjet e para të përfunduara në barazim. Një fitore në këtë pikë do të ishte thelbësore për ambicjet e skuadrave, duke krijuar një avantazh të gjithin për ta përdorur më tej.

Është e kotë të thuhet se e gjithë vëmendja është në Stadium, aty ku Juventus do të presë kampionët në fuqi të Europës. Chelsea jo vetëm që do të ketë përballë një skuadër, plot luhatje, ku edhe dy fitoret e fundit në kampionat, janë shoqëruar me 4 gola të pësuar, por do të ketë dy shqetësime më pak për të menduar. Dybala e Morata janë dëmtuar dhe nuk do të jenë në ndeshje, duke bërë që Allegri të mendojë një ofensivë të paprecedentë me Kean të vetmin të sigurtë. Morata e humbi mundësinë për tu përballur me ish-skuadrën e tij, por Lukaku jo për të sfiduar rivalët e vjetër të Serie A. Megjithatë, Tuchel nuk do të ketë Mason Mount, që mungoi edhe në humbjen 1-0 ndaj Manchester City, ashtu si edhe Pulisic, ndërsa kanë rikuperuar por vështirë se do të jenë titullarë Reece James e Jorginho. Sikur të mos mjaftonte edhe Ngolo Kanté ka rezultuar pozitiv për Covid dhe është në karantinë. “Është e drejtë e lojtarëve të zgjedhin nëse do të vaksinohen apo jo – shtoi Thomas Tuchel – Varet nga individët, ata duhet të zgjedhin. Vaksina duket të jetë një mbrojtje korrekte dhe e drejtë. Unë jam i vaksinuar, por nuk jam në gjendje të bëj rekomandime. Unë jam trajner, nuk jam ekspert mjekësor. I besoj atyre: këtu jemi të gjithë të rritur dhe ne jetojmë në një shoqëri të lirë. Njerëzit mund të bëjnë zgjedhje për të cilat janë vetë përgjegjës: ne nuk na pëlqen të humbasim lojtarë, por unë nuk jam i zemëruar me N’golo”, përfundoi tekniku i Chelsea. Dy skuadrat vijnë nga fitoret respektive e në Stadium do të sfidohen për vendin e parë.

GROUP E
21.00 Bayern Munich – Dynamo Kiev
21.00 Benfica – Barcelona
GROUP F
18.45 Atalanta – Yong Boys
21.00 Manchester United – Villareal
GROUP G
21.00 FC Salzburg – Lille
21.00 Wolfsbourg – Sevilla
GROUP H
18.45 Zenit St Petersbourg – Malmoe FF
21.00 Juventus – Chelsea



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *