• |
ide | kryesore

Gjermania kërcënon me rikthimin e vizave

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Kërkesat e paligjshme për leje qëndrimi dhe azili nga persona me origjinë nga disa shtete të Ballkanit Perëndimor, si edhe Moldavia, Gjeorgjia dhe Ukraina, kanë hapur debatin brenda vendeve të Bashkimit Europian për të pezulluar udhëtimet pa viza drejt BE-së.

Një dokument i publikuar nga “EUObserver”, një media me seli në Bruksel, thotë se shtete si Franca, Gjermania dhe Italia janë mes atyre që po zhgënjehen më tepër nga këto kërkesa të paligjshme.

Shqipëria e fitoi të drejtën për të lëvizur pa viza drejt vendeve të BE-së në vitin 2010, bashkë me Bosnjë-Hercegovinën. Ndërsa Serbia, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut e kishin fituar në vitin 2009.

Sipas “EUObserver” jo të gjithë janë të lumtur me këtë vendim. Në dokument, thuhet se Gjermania ka shprehur indinjatën me Gjeorgjinë, Moldavinë dhe Ukrainën, ndërsa ka listuar Shqipërinë dhe Serbinë mes 10 shteteve më problematike.

Gjermania ka regjistruar një rritje të konsiderueshme të kërkesave të paligjshme për qëndrim apo azil nga Shqipëria, por edhe Moldavia dhe Ukraina.

“Në rast se nuk ka përmirësim, atëherë Komisioni Europian duhet, në këndvështrimin tonë, të theksojë se pezullimi i regjimit të udhëtimit pa viza është një mundësi reale”, thotë në dokument delegacioni gjerman.

Pakënaqësi ndaj Shqipërisë ka shprehur edhe Franca. Holanda ishte vendi i parë që kërkoi pezullimin e lëvizjes pa viza për vendin tonë, por kërkesa e saj në vitin 2019, u hodh poshtë nga Komisioni Europian.



3 Comments

  1. bejne shaka , mos ja merrni seriozisht shakate ,
    ne po lulezojme çdo dite e me shume .
    ndoshta na kane inat

  2. Patjeter! Trafikantet e vizave kane kohe qe organizojne ikje masive dhe mundesi kerkimi azili per disa tufa jevgjitesh e fakiresh, aidomos ne Gjermani….
    Rezultati? Trafikantet dhe kumbaret e tyre ne qeveri e kuvend fitojne!

  3. Shqiperia edhe nese hapen negociatat nuk ka per te hyre apo pranuar ne BE per 3 arsye kryesore.
    E para, vet politikanet aktuale ne Shqiperi nuk duan realisht qe shqiperia te hyj në BE, sepse ritet kontrolli financiar mbi ekzekutivin. Investimet publike nepermjet taksabe te shqipetarve dhe qytetarve te BE do kalojne ne skaner.
    E dyta, edhe sikur politikanet shqipetar te duan dhe te bejne gjasme se do bejne reforma per te rritur standartin ne vend, thjesht fakti qe qeveria ne Shqiperi ka 9 vite qe zbaton axhenden e sorosit duke e mbushur me emigrant te paligjshem dhe kthyer ne geto aziatike dhe afrikane me baze arabe islamike shqiperine, nuk ka asnje shans te pranohet nga antaret e BE. Pasi dihet qe vet shqipetaret jane te paret apo te dytet si azilkerkues ne Perendim.
    E treta, qe parashikohet te ndodhe 10 vitet e ardhshme eshte shperberja e BE biles dhe e NATO. Kine Rusi dhe ndonje Turqi sebashku do prishin balancat e hegjemonise perendimore dhe ka mundesi te kete nje rend te ri boteror ne dem te vendeve te vogla qe sa vjen e jane me pak sovarne.
    Te treja jane çeshtje apo skenare realisht te mundshme me cpo shohim, degjojme dhe jetojme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *