• |
ide | kryesore

Vritet me thikë në zemër polici në Maqedoninë e Veriut

-Instant, Lajme, Të fundit



Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në Maqedoninë e Veriut ku një efektiv policie është vrarë me thikë. Mediat vendase bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në Veles. 40 vjeçari nuk ka arritur që të mbijetojë plagëve të marra.

Ekipet mjekësore kanë konstatuar vdekjen e një burri të moshës 40-vjeçare, tek i cili ka pasur plagë në pjesën e gjoksit, të shkaktuara nga goditjet me thikë. Nga Sektori për Punë të Brendshme në Velses kanë konfirmuar se bëhet fjalë për një polic, ndërkaq thonë se po vazhdon hetimi për ngjarjen. Jozyrtarisht mësohet se bëhet fjalë për vrasje për shkaqe të xhelozisë, ndërkohë në lidhje me këtë ngjarje është arrestuar një grua.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *