• |
ide | kryesore

Humbja me Atleticon nuk është dëmi i vetëm për Milan: Florenzi duhet të operohet në gju

-Instant, Sport



Milani humbet Alessandro Florenzi për shkak dëmtimi. Pas konsultimit mjekësor të kryer në mëngjes, u vendos që anësori i kuqezinjve duhet t’i nënshtrohet një operacioni artroskopik për të zgjidhur një problem të meniskut. Operacioni tashmë është planifikuar për të premten dhe sapo të përfundojë, do të jetë më e qartë koha e rikuperimit, por pritet që ish-lojtari i Romës e PSG të ndalet për rreth një muaj. Simon Kjaer do të jetë në dispozicion kundër Atalantës dhe gjithashtu mund të grumbullohet edhe Junior Messias. Zlatan Ibrahimovic do të kthehet pas pushimit.

Mbrojtësi danez kishte qëndruar jashtë si masë paraprake kundër Atleticos, por tashmë ishte kthyer në stërvitje me grupin dhe për këtë arsye është gati të kthehet. Fantazisti brazilian, nga ana tjetër, po punonte për të arritur gjendjen e tij optimale dhe ndeshja në Bergamo mund të ishte një mundësi për ta parë atë, duke bërë debutimin e tij për kuqezinjtë.

Kohë më të gjata rikuperimi për Krunic dhe Bakayoko, të cilët megjithatë kanë dalë nga zona mjekësore dhe kanë nisur rrugën e riaftësimit sportiv. Nuk ka problem, ndërkohë, për Brahim Diaz, pavarësisht tendinitit në gju që e detyroi atë të dilte para kohe kundër Colchoneros: ai do të jetë në fushë kundër Atalantës.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *