• |
ide | kryesore

Ibrahimovic i dëmtuar, Suedia e grumbullon: merret vendimi pas takimit të dy stafeve mjekësore

-Instant, Sport



Ditët e fundit kishte krijuar shumë debate vendimi i trajnerit suedez Janne Andersson për të thirrur Zlatan Ibrahimovic për ndeshjet kualifikuese të Kupës së Botës kundër Kosovës dhe Greqisë, pavarësisht se sulmuesi i Milanit ishte i dëmtuar që nga fillimi i sezonit (deri tani vetëm pak minuta në fushë, me gol, kundër Lazios), por tani vjen një lajm i mirë për tifozët kuqezinj: Ibra nuk do të largohet nga Italia.

Në orët e fundit në fakt pati një konfrontim midis stafit mjekësor të Suedisë dhe atij të Milanit për të vlerësuar më mirë kushtet aktuale të Ibrës dhe u vendos që qendërsulmuesi të qendronte në Milanello pavarësisht thirrjes së ekipit të tij kombëtar. Zlatan, i cili tashmë ka humbur Euro 2020 për kirurgjinë në gju, do të ishte i lumtur të kthehej në ekipin kombëtar, por ai duhet të bëjë llogarinë edhe me moshën e avancuar dhe një fizik që nuk është më në gjendje të përballojë ritme të caktuara.

Përpara është një sezon i gjatë dhe impenjativ, kjo është arsyeja pse Milani e këshilloi të qëndrojë në Milano për të marrë trajtimin e duhur dhe stafi mjekësor skandinav vendosi të heqë dorë nga thirrja e tij të paktën për këtë ndalesë. Pioli e pret në fushë pas pushimit për ndeshjen në San Siro kundër Veronës.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *