• |
ide | kryesore

Vuçiç: Nuk i besoj Kosovës për formimin e Asociacionit të Komunave

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka reaguar pas zbatimit të marrëveshjes për targat të arritur ndërmjet Kosovës dhe shtetit që udhëheq ai. Vuçiç, ndër të tjera, siç raportojnë mediet serbe, ka folur edhe për Asociacionin e Komunave me kompetenca ekzekutive ku ka deklaruar se nuk i beson Kosovës në zbatimin e saj.

“Nuk besoj se do e pranojnë Asociacionin. Nuk u besoj në asgjë sepse e di me kë kemi punë. Kurti ka thënë se Kosova e ka një problem të madh, që tashmë ka emër e mbiemër (Aleksandar Vuçiç)”, ka thënë ai.

“Nuk ka asnjë marrëveshje të lehtë për ne. S’ka asgjë të lehtë në Kosovë. Më 2008, ata shpallën pavarësinë dhe ajo njihet nga 90 për qind e shteteve të fuqishme. Që nga ajo kohë, mezi po e mbajmë hundën mbi ujë”, është shprehur ai.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *