• |
ide | kryesore

U aksidentua dhe braktisi mjetin, policia gjen shoferin dhe i vë prangat

Arkiva



Policia e Dibrës ka arrestuar një 48-vjeçar me inicialet N.D, i cili gjatë ditës së djeshme në aksin Bulqizë-Shupenzë, përplasi mjetin e tij, dhe e braktisi më pas duke u largua nga vendngjarja. Pas arrestimit ka rezultuar se 48-vjeçari ka qenë në gjendje të dehur në momentin kur është aksidentuar.

Në përfundim të veprimeve hetimore nga specialistët e sektorit të Policisë Rrugore, në DVP Dibër, është bërë arrestimi i shtetasit N.D., 48 vjeç, banues në Bulqizë, dhe materialet procedurale në ngarkim të tij, i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *