• |
ide | kryesore

Shkollat me orë të plota/ Nga sot s’ka më mësim të alternuar dhe me turne

-Instant, Lajme, Të fundit



Rreth 480 mijë nxënës në të gjithë vendin, nga klasa e parë në të 12-tën, do të rikthehen ditën e sotme në shkolla me turne normale dhe orët e plota, 45 minuta.Nxënësit i rikthehen normalitetit, pas më shumë se një viti me mësim të alternuar e me turne, që prej marsit të vitit 2020, kur në vendin tonë u konfirmuan rastet e para me koronavirus.

Viti i ri shkollor nisi me mësim me turne dhe orë të shkurtuara, por këmbëngulja e prindërve, që firmosën një peticion drejtuar ministres së Arsimit, bëri që Komiteti Teknik i Ekspertëve të tërhiqej dhe të lejonte mësimin me orë normale. Një arsye dhe garanci për vendimin, sipas ministres është edhe fakti që shumica dërrmuese e mësuesve janë vaksinuar.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *