• |
ide | kryesore

Mesazh nga Whatsapp/ Si do të rregullohet problemi që prek miliona përdorues

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Rreth 50 minuta më parë, Whatsapp, Instagram dhe Facebook ndalën së funksionuari në pjesën më të madhe të vendeve, duke sjellë probleme në komunikim për miliona qytetarë.

Sipas Reuters problem që ka prekur aplikacionet e zotëruara nga Facebook ende është i paqartë, por një mesazh në faqen e internetit të Facebook lë të kuptohet se ka një gabim në sistemin e domeinit.

Gjigandët e smartphoneve kudo në botë kanë rënë për miliona njerëz, ndërkohë që Whatsapp ka dalë me një reagim zyrtar në profilin e kompanisë në Twitter.


“Jemi të ndërgjegjshëm se shumë njerëz po hasin probleme më Whatsapp për momentin. Po punojmë që t’i rikthejmë aplikacionet në normalitet dhe do të nxjerrim një update këtu sa më shpejt që të jetë e mundur. Ju falenderojmë për durimin e treguar” thuhet në tweet. Mbetet për t’u parë nëse funksionimi i Whatsapp do të rikthehet automatikisht, apo përdoruesit duhet të kryejnë nje update nga llogaria në Twitter.



6 Comments

  1. Nuk është surprizë kjo pritej pasi Facebook po bllokon postimet që shpallin të vërtetën kjo tregon që është aplikacion i kontrolluar nga elita globale

  2. Ne dt. 5 hidhet ne funksionim sistemi operativ Windows 11 dhe ndoshta po i pershtasin aplikacionet. Teknologjia eshte dicka shume e veshtire dhe mund te prishen fare nje dite keto apliacionet pasi kodime me script jane!

  3. Fatmir Mediun si njeriu që akuzohet se bëri letrat për biznesin në Gërdec, por edhe për të hetuar rreth protagonistëve të tjerë, të cilët u shmangën nga hetimet në 2009.

    Bëhet fjalë për Sali Berishën me të birin Shkëlzen Berishën. Ndjekja e të gjitha fijeve të provave, të cilat u injoruan nga prokuroria në 2009, të çojnë drejt Sali dhe Shkëlzen Berishës

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *