• |
ide | kryesore

Covid ‘pushton’ Tiranën, shtatë të infektuar: pezullohet stërvitja e ndeshja me Teutën rrezikon të shtyhet

-Instant, Sport



7 persona të grupit skuadër mes lojtarëve e stafit teknik bardheblu kanë rezultuar pozitiv me Covid, pas testeve të bëra, menjëherë pasi u mësua se nga grumbullimi i kombëtares A u largua Erion Hoxhallari dhe fizioterapisti Arzen Voci, ndërsa po në të njëjtën kohë nga U-21 u karantinua Marsel Ismajlgeci. Në këtë situatë, nëse gjendja përkeqësohet edhe më shumë, ndeshja me Teutën e programuar për në 17 tetor edhe mund të shtyhet. Protokolli sanitar i FSHF-së imponon karantinimin 14 ditor, por duhet parë nëse temponët e ardhshëm do të zbulojnë raste të tjera, apo situata ka arritur të izolohet në kohë.

Ishte e natyrshme që vatra e infeksionit ishte Tirana, me lojtarët vetëm prej dy ditësh me kuqezinjtë, kështu që pas lajmit të pozitivitetit të tre pjesëtarëve të bardhebluve, klubi bëri xhiron e tamponëve tek të gjithë lojtarët e tjerë dhe stafi teknik. Në mungesë të zyrtaritetit nga klubi, të infektuar duhet të jenë edhe Michael Ngo’o, Taulant Seferi, Aldi Gjumsi dhe Kosta Jani, trajneri i përgatitjes fizike të skuadrës, të gjithë me simptoma të shfaqura. Bëhet fjalë për 5 lojtarë e dy anëtarë të stafit dhe masa e parë e marrë ishte anullimi i seancës stërvitore për të dezinfektuar edhe ambientet.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *