• |
ide | kryesore

Merr zyrtarisht detyrën/ Nano: Betohem se do e mbaj me nder flamurin e Policisë së Shtetit

-Instant, Lajme, Të fundit


Gledis Nano është emëruar ditën e sotme Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit pasi paraardhësi i tij Ardi Veliu dha dorëheqjen.  Nano është betuar vetëm para pak minutash duke u zotuar të respektojë e mbajë me nder flamurin e Policisë së Shtetit.

“Në këtë cast solemn, në shenjë nderimi, detyrimi dhe respekti për punonjësve të Policisë, në emër të Policisë së Shteit, në nderin tim personal betohem që të mbaj me nder flamurin e Policisë së Shtetit”, tha Nano.

Kandidatura e tij u firmos nga zv/Kryeministri Arben Ahmetaj, në mungesë të Kryeministrit Edi Rama. Para se të merrte detyrën e drejtorit të Policisë së Shtetit, Gledis Nano ka qenë drejtor i strukturës së anti-Terrorit. Gledis Nano, si pjesë e Antiterrorit në Policinë e Shtetit, por jo si drejtues, është kujdesur për njërën prej dosjeve më të bujshme të viteve të fundit, atë të “imamëve” që u arrestuan dhe dënuan për terrorizëm, në vitin 2003.


9 Comments

  1. dhe me koke te rruar….hahaha …edhe neonazit ne gjerm.keshtu i sheh kokerruar. ta gezoni shqipo.kimi sorosit ja u ka vu kriminelin e radhes qe do bej me shum viktima ” fajtore” se paraardhesi vet.

  2. paska bo lek te madh.eh muti mullar ne kete vend.me bast do shkatrroj me shum jete te pafajshmish se plera perpara.ncncnc. ca behet ne ket vend.e kan bo ket vend wc wc wc kta dhe soji ktyre.

  3. L’art flamurin e policise è nen urdherat e Rames. Do te arresotjme sa me shume te pafajshem qe t mos kete ankesa per vende bosh ne burg je. Do te mbrojne kriminelet, hajdutet prodhuesit e shitsit e drogave ashtu si me pare, do te shkaterrojme edhe ato pak ndertesa te vjetra qe kane mbetur ne QENDER te Tiranes qe ti japim mundesi miqve te lali erit te ndertoje kulla. Me nje fjale do te eci ne ngjurmet e te pareve. Ah se per pak harrova do te perdorim edhe me shume gazin lotsjelles qe ka lene Leshi se mos na skadoje. Faleminderit per Besimin, rrofte Skenderbeu 2.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *