• |
ide | kryesore

Tronditet Shqipëria para sfidës me Poloninë, një tjetër futbollist dyshohet me Covid

-Instant, Arkiva, Sport, Të fundit



Shqipëria merr një lajm negativ pak orë përpara startit të ndeshjes së rëndësishme ndaj Polonisë.

Mesfushori kuqezi Klaus Gjasula dyshohet si i infektuari i radhës me COVID-19, teksa po kryen dhe testet e fundit.

Një lajm i keq për Kombëtaren teksa Edi Reja është me “dhimbje koke” pasi ka humbur nga një lider për çdo repart, Gjimshiti i cili u dëmtua në krah dhe u kushtëzua që t’i nënshtrohej një ndërhyrjeje kirurgjikale, Sokol Cikalleshi në majën e sulmit rezultoi pozitiv me Koronavirus dhe sëfundmi Gjasula në mesfushë që dyshohet të jetë i infektuari i radhës në kampin kuqezi.

Shqipëria do të luajë sonte ndaj Polonisë në orën 20:45 në stadiumin “Air Albania”, e vlefshme për grupin “I” të fushatës kualifikuese të Botërorit “KATAR 2022”.



2 Comments

  1. Ca lesh kovidi. Gjasula mori karton ne Hungari dhe ishte e qarte qe nuk do ishte ne kete ndeshje. Kot shpikin perralla per budallenjte.

  2. Keshtu eshte kur dehesh me nje teke. Fituan nje ndeshje dhe sikur kapen qiellin me dore. Ne vend te kene mendjen te ndeshje tjeter ju dhane festimeve sikur s’kishe dite tjeter. Njeriu i vogel nuk arrin dot gjera te medha. Shancet jane ulur shume me keto mungesa. Gjithsesi, forca Kuq e Zi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *