• |
ide | kryesore

Tabaku citon FMN-në: Qeveria po dështon, qytetarët po varfërohen, klimë armiqësore ndaj biznesit

-Instant, Lajme, Të fundit



Nënkryetarja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku ka komentuar raportin e FMN-së për ekonominë e vendit. Sipas saj, FMN ka certifikuar se qeveria “po dështon në menaxhimin dhe rritjen e të ardhurave në buxhet edhe si pasojë e informalitetit të lartë dhe keqmenaxhimit të taksave” ndërkohë që investimet janë jo eficente dhe qytetarët e ekonomia nuk fitojnë prej tyre, as në terma rritjeje ekonomike dhe as në rritje të punësimit.

Sipas Tabakut, në veçanti, më e rëndë situata paraqitet “me shqiptarët që do të paguajnë më shumë për të blerë më pak ushqime. 51% e të ardhurave të familjeve tona shkon për ushqim dhe energji elektrike, do na shkojë edhe më shtrenjtë!”. Sipas nënkryetares së PD, raporti evidentoi edhe mungesën e transparencës me kontratat, “që po krijojmë një klimë armiqësore me biznesin”.



1 Comment

  1. Po opozita, Jorida, cfare ben? Lexon komunikata shtypi nga kolltuku i mediokritetit, duke goditur me pupja fresku qeverine. Jeni hipokrite dhe cinike. Te pakten na i kurseni daljet ne shtyp. Sa me shume dilni e flisni po me ato frase bajate dhe patetike, aq me te pabesueshem beheni.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *