Ish-kryeministri Sali Berisha ka denoncuar rastin e një qytetari nga Përrenjasi që hedh dyshime se autoritetet shëndetësore i kanë injektuar një vaksinë Pfizer të skaduar.
Në mesazhin që ai i ka dërguar Berishës, e ka shoqëruar edhe me foto ku flakoni i vaksinës që ai pretendon se ka marrë mban datën “tetor 2021”.
“Jam nga Përrenjasi. Sot kam bërë vaksinën, dozën e dytë Fajzer mirëpo pasi e bëra unë konstatova se vaksina më duket e skaduar sipas muajit që ka në flakon. Kjo qeveri çfarë sigurie na jep që na bën vaksina të skaduara. Jam bërë shumë nervoz. S’kemi ku ta qajmë hallin prandaj po të shkruaj dhe po të çoj dhe foto të vaksinës” – thuhet në mesazhin që ka publikuar Berisha.
Deri tani nuk ka pasur ende një reagim ngaj Ministria e Shëndetësisë. Edhe në të kaluarën ka pasur dyshime nga qytetarët për skadencën e vaksinave që përdoren në Shqipëri. ©LAPSI.al
Bravo doktor, shpëtoi shqiptarët!
10/2021 perkthehet ne Tetor 2021 keshtu pa merak nuk te ka skaduar akoma….po te xhevahiret nuk do ti gjesh tek afati i skadences por tek ajo cfare ka brenda vaksina qe do te na i bej me shtrengim Xha Bilua…
shko ore malok i poshter se nuk beson njeri ty
Ke te drejte sufllaqe nuk e beson njeri si puna e mushkonjave ne Divjakë që u kthyen ne avionë drogë.