• |
ide | kryesore

Victoria Beckham zbulon arsyen pse ajo dhe David visheshin njësoj në fillimet e lidhjes

-Instant, Paparazzi, Slider



Stilistja e njohur Victoria Beckham ka zbuluar arsyen pse ajo  dhe bashkëshorti i saj,David visheshin njësoj në fillimet e lidhjes së tyre.

Gjatë një interviste në “The Tonight Show” , Victoria tregoi se thjesht u pëlqente të kombinonin veshjet dhe u dukej argëtuese.”Thjesht dukej si një ide vërtet e mirë në atë kohë. Kështu ishte me të vërtetë. Mendoj se kishte një naivitet atëherë, ne nuk dinim shumë për modën. Ne thjesht po argëtoheshim, ishim të paditur rreth modës. Që të jem e sinqertë, kështu duhet të jetë. Unë në të vërtetë do të doja të kisha guximin ta bëja më shumë tani”, u shpreh stilistja. Së fundmi, Beckham ishte e ftuar në emisionin “Good Morning America” për të  promovuar produktin e saj të ri të markës “Victoria Beckham Beauty”, “Cheeky Posh”.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *