• |
ide | kryesore

Ish-gruaja e Khedira, Lena Gercke, modele e stiliste: dizenjon fanellat e Bayern për femra

Sport
Gercke



Lena Gercke, një top-modele gjermane 36-vjeçare e njohur edhe për shkak se ishte e lidhur sentimentalisht me ish-futbollistin Sami Khedira, ka mbetur e lidhur me botën e futbollit. Këtë e tregon edhe fakti se profesionin e saj si stiliste e ka ndërthurur me lojën, duke dizenjuar fanellat e reja të ekipit të femrave të Bayern.

Për herë të parë te Bayern Munich pas 54 vitesh, skuadra e femrave do të ketë një fanellë të krijuar dhe projektuar ekskluzivisht për futbollistet dhe që për rrjedhojë do të ndryshojë nga ajo e meshkujve. Për këtë ka menduar ekzkluzivisht Gercke.

Fanella e re do të vishet për herë të parë kundër RB Leipzig më 16 mars, por është prezantuar zyrtarisht vetëm më 8 mars, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas. Ish-zonja Khedira e projektoi fanellën e re të Bayern, që duket të jetë një sukses.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *