• |
ide | kryesore

Rikthehen sërish në modë Converse

-Instant, Paparazzi, Slider



Trendet e atleteve vijnë e ikin, por ka një markë që ka sfiduar çdo lloj kohe: converse. Nuk ka rëndësi se sa palë Adidas Stan Smith apo Nike Cortez vesh apo ëndërron t’i veshësh, converse është ai stil që kurrë nuk lëviz nga modeli origjinal, por që mund të tronditin ashtu si edhe marka të tjera të kushtueshme.

Po si mund t’i kombinosh converse këtë vjeshtë?

Nëse je klasike në stil, vitet ’70 janë variant më i mirë. Ka shumë mënyra për të ndryshuar stilin e veshjes, mjafton të kesh një palë Converse.

Me një fund të shkurtër

Nëse i pëlqen fundet e shkurtër, mund t’i bësh ato më moderne dhe street style. Një pamje e tillë të bën më rinore dhe moderne. Një T-shirt dhe xhaketë sportive ose edhe një triko.

Converse me pantallona të gjera

Zgjidh pantallonat e gjera deri në kyçin e këmbës. Pamja paksa mashkullore të bën edhe më interesante me converse, pavarësisht ngjyrave.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *