• |
ide | kryesore

Gjekmarkaj: Berisha është e kaluara, si do e zgjidhë problemin me Amerikën?

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Zbardhen pjesë nga diskutimet brenda grupit të PD-së që u mblodh mesditën e sotme në selinë blu. Në fokus të diskutimit ishte strategjia e aksionit opozitar në Kuvend me nismat e reja, por nuk u anashkalua edhe debati në lidhje me “Foltoren” e Sali Berishës. Deputeti Agron Gjekmarkaj u shpreh se ish-kryeministri është e kaluara, që duhet të ishte larguar me kohë. Ai shtoi se për Berishën ka respekt, por theksoi se tani po përdor një gjuhë të vjetër, të tejkaluar, të nxjerrë nga sirtarët e së shkuarës, agresive dhe asgjësuese.

“Unë nuk ja dal asnjëherë të jem asnjanës në ngjarjet e këtij vendi as në ngjarjet e PD. Jo se nuk dua të jem, por nuk ia dal të jem, logjika nuk më lë, sepse e kam një gjykim. Po flasim për bashkim! Ku është bashkimi? Si arrihet ai? Me lutje? Me pështymë sikur ngjisim dy copa letra. Unë gjithë jetën e kam takuar tre herë Sali Berishën, por kam 30 vjet respekt për të. Po, po respekt! Por jam dakord me Flutura Açkën kur foli për Berishizmin! Kemi të bëjmë me një fenomen politik, historik e kulturor.

Nuk do të thotë ky përkufizim se paskemi të bëjmë me një fenomen negativ, jo, jo, Berishizmi si çdo fenomen ka anët e veta pozitive e negative. Por sot ai është e kaluara! Për mua optimale do kishte qenë që Doktor Berisha të largohej në vitin 2013, 2017, 2021 por se ka bërë! Tani ai po përdor një gjuhë të vjetër, të tejkaluar, të nxjerrë nga sirtarët e së shkuarës, agresive, dhe asgjësuese.

Ju lutem kolegë nëse mendoni që Lulzim Basha është peng thuajani në sy, nëse ai është, po kaq nëse e konsideroni besëprere apo diçka tjetër. Berisha e ka spostuar problemin nga origjina nga ku ai lindi! Shpallja non grata nga SHBA anashkalohet sikur nuk ishte problemi dhe ka një përqendrim tek problemet PD në këto vite. E vërtetë ka probleme në PD, në cilësi mendimi, mënyrën e të funksionuarit, në gjykimin tim pa pretenduar se jam më i mirë se ju, dhe s’kam hezituar ti them publikisht këto e do ti them gjithmonë.

Por nuk është ky thelbi! Nëse Basha nuk e merrte këtë vendim ku do shkonim? Nëse ikte Basha dhe vinte dikush tjetër si do ta zgjidhte? Nëse Foltorja zgjedh një kryetar, me Amerikën si do ta zgjidhë!? PD kishte një ultimatum që po rrezikonte të zinte nën vete! Nuk jam kundër Sali Berishës por perspektivës që ajo ofron si lëvizje! Unë si them këto për ti bërë qejfin Bashës, aspak di të mbajë qëndrime kritike dhe ndaj tij dhe do ti mbaj, por kjo është e vërteta ime siç e perceptoj dhe ndaj dua ta them. Kaq kisha” tha ai./ Abcnews.al



9 Comments

  1. Premisa qe reja eshte detyrimisht me e mire eshte e gabuar. Historia na ka treguar qe ndryshimi mund te jete evoluim por edhe degradim. Nese PD-ja nuk i quan degradim 8 vitet e drejtimit te Bashes atehere kjo parti nuk e di me as vete per cfare ekziston.

  2. maloku po kerkon pazar te larte me bashen… sa me shume flet aq me shume merr ….

    ky as 2 vota smerr….

    pervec berishes qe eshte njeriu me konvergjent ne PD ska dale akoma burre tjeter… olldashi vdiq heret

    PD me lulin eshte ne opozite deri sa te vdes luli…. si kane ardh punet lulit i rrofte vula… ky legeni ktu gjekmarkaj i le pendet sapo te behet kuvendi….

  3. Si drejtues qarku Zoteri me ke do besh fushate ti ?!
    Apo nuk ia ke idene gjese,si mund te maresh vota kur nuk ka rob ne kete vend qe se di perveç teje qe Lulzim Basha eshte beseprere ?!
    Je kalimtar dhe i pamund ne PD,iken shpejt ti e soji yt Zoteri !?
    Ka shite pushtetin lokal absolutisht po,60 Bashki ne Doren kriminale te Edvin Rames,ku ishin zgjedhjet dhe trimeria e dordolecit tw pispillosur qe nuk beheshin kurre?!
    Nese per ty eshte Amerika qe voton,jepi se do marresh ate qe do te shkerrmoqet si force politike nga populli Shqiptar ?!
    Aq mund te beje liderin Lulzim Basha sa te mund te bejne pulat e tua ne fshat lepuj ?!
    Agron,kur shoh Bashen me ngjan Berisha ne Stratosfere…!
    E sheh Partine si biznes privat,absolutisht sipermarrje private !As qe ia ka haberin nga vullneti i lire dhe bashkimi i tyre qe perbejne nje force politike rreth nje programi dhe nje ideologjie !

  4. Ky koke rrocka qe u be deputet me votat tona nje gje nuk na e thot dot, pse nuk del Lyli ne baze qe ta heqim fjalen Berishizem dhe ta quajme Lyliramizem,dhe tjetren pd eshte e bashkuar apo e percare dhe a e bashkon dot Lyli?

  5. Eh mor Lyl e paske mbush grupin parlamentar me bythelepirsa,me amstardamse si grida,me holandez si gazi,me me plote servila qe te vjen turp qe je ne PD, si u katandis keshtu nje parti shpresa e ketij populli qe ka 30 vjet nuk di cfare kerkon.

  6. Berisha KA QENE e kaluara. kush ka qene e kaluar mbetet dhe e ardhmja, kush nuk ka te kaluar as te ardhme nuk ka.

  7. Berisha na eshte kthyer ne pastarma. E meqe klima ka filluar te ngrohet, nuk kemi ngrica e ftohte si dikur pastarmaja nuk e mbajme dot se na prishet. Keshtu o futeni Berishen ne frigorifer ose hidheni se do helmoheni.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *