• |
ide | kryesore

Baza e Kuçovës/ “Deputetët e opozitës i tallën, i ftuan dhe i lanë pa karrige”

Arkiva, Lajme, Të fundit
opozitës



Këtë të hënë u inaugurua hapja e bazës ajrore të Kuçovës që tashmë do të vihet në funksion të NATO-s. Në ceremoninë e organizuar merrnin pjesë krerët më të lartë të shtetit, por edhe deputetë të opozitës që janë anëtarë të komisionit të sigurisë kombëtare. Por siç shkruan në një reagim, nënkryetari i Kuvendit, Agron Gjekmarkaj, kur kanë shkuar atje, deputetët e opozitës nuk kanë pasur karrige për t’u ulur. Organizatorët sipas tij janë justifikuar se “nuk menduan se ata do të vinin”.

“Deputetët e opozitës në komisionin e sigurisë u ftuan për të marrë pjesë në ceremoni, por çuditërisht kur shkuan atje nuk kishin vende për t’u ulur. Përgjigjja qe: “Menduam që nuk do vinit ndaj nuk ju lamë karrige që të uleshit”. Ermonela Felaj me të njëjtin status si Agron Gjekmarkaj “ku e ku me properëndimore e pro Nato” se zotëria në fjalë, njësoj zëvendëskryetare e Kuvendit, ftohet, ulet dhe ëmbël buzeqesh. Asgjë personale nuk kam këtu, por raporti që pushteti ka me opozitën është irritues në përbuzjen e vet organike. Të mos ftosh është me fisnike se protokolli masakrohet shpesh, por të ftosh dhe të tallesh, ta lësh pa vende është vogëlsi dhe mohim i çdo zakoni e tradite në çdo treve të Shqipërisë” – thotë Gjekmarkaj.

“Një ministër mbrojtjeje, injorant në çdo këndvështrim, servil në çdo gjykim, zarbo në sjellje fyen Opozitën. Kryeministri ishte ai që do fliste dhe ne do dëgjonim, humbi një dekor demokratik që do ja kishte ënda ta shiste. Në fund ai humbi më shumë se ne. Opozita nuk shkoi aty për Edi Ramën, por i takonte të ishte aty. Por as për kaq nuk u kujdesën! U tentua të vidhet historia dhe të ndërtohet një e re pa kujtesë si kompjuterët e përdorur që zarboja shiste dikur.

Çdo shqiptar kujton se kur firmosej marrëveshja e asocim-stabilizimit përfaqësuesit e Opozitës socialiste ishin aty, kur Presidenti Bush erdhi në Tiranë kryetari i grupit parlamentar socialist ishte në pritje, kur hymë në Nato në samitin e Bukureshtit përfaqësuesit e tij atje qenë. Me “zarbo” plotësohen teka, kryhen shërbime, ndyhet politika , zvoglohet Shqiperia por historia të përgjon, të ndjek dhe të vë vulën e saj. Së paku mos e nxirr “zarbon” të kërkojë falje lërë të mendojë se e bëri mirë punën e lakeut. Protokolli nuk është si të shikosh filxhan me Sofkën!” – shkruan Gjekmarkaj. ©LAPSI.al



16 Comments

  1. Besoj se Rama apo organizatoret ua kane bere me qellim per ti fyer por fyerjen e kane

    merituar plotesisht sepse keta kane pranuar te behen dekor per fasaden e Rames se medemek ketu

    ka demokraci . Ata po ta ndjejne veten depudete te opozites nuk duhej te shkonin per tu bere

    dekor ne nje kohe kur lideri i tyre dhe i opozites mbahet ne arrest vetem per faktin se ai eshte

    lider i opozites dhe pengese per perjetesimin e pushtetit te Rames, ne nje kohe qe depudetet

    opozitare jo vetem nuk perfillen, jo vetem rrihen , fyhen e denigrohen por edhe perjashtohen ne mase nga

    parlamenti, ne nje kohe qe gjerat kane shkuar aq keq sa populli opozitar eshte para alternatives

    “to be or not to be”, te jesh apo mos jesh.

  2. C pune ka foltoria. Ne nje baze te natos.
    Kumandari i tyre. Eshte me pull te kuqe. I pa deshiruar. I poshteruar. I dhjer. Prej prendimit.
    Keshtu qe NATO shume mire ka bere qe i ka len ne kembe. Se nuk kan koke.

  3. makina ushtarake e Shqipërisë kishte 1.200 tanke dhe përbënte forcën tankiste më të madhe në rajon. Forcat ushtarako-ajrore kishin 196 avionë dhe helikopterë ushtarakë dhe vetëm baza e Kuçovës kishte 140 avionë ushtarakë.

    Flota ushtarako-detare kishte 100 luftanije të tipeve të ndryshme. E gjithë kjo makinë ushtarake e dobishme për mbrojtjen e atdheut u shkatërrua si me shkop magjik nga një urdhër suprem.Salih Berisha president.Protokollin amerikan nuk e ben rama o maloke shpellkare.foltoristet e salihut nuk duhet te uleshin me amerikanet qe i shajne te rrugica pa diell e salihut

  4. ore ju patronazhiste, nuk po thote njeri pse nuk e kane ftuar Berishen, por po themi se keta

    nuk duhej te kishin shkuar fare atje per tu bere fasade dhe mire ua bene qe i lane me kembe

    ose te kishin pasur nje fije respekti per veten duhej te ishin larguar ne menyre demonstrative

    nga ajo shfaqje e shemtuar.

  5. Edvini mund te inaguroje baza per balona tauke apo tabake sa te doje por Shqiperine ne NATO e futi vetem Gjigandi i Kombit Prof. Dr. Sali Berisha. KAQ.

    1. E mor Aldo po hanë pykë patronazhistët. Jo në NATO na futi partia dhe kumandari inë Rama!!! Dhe bazën e Kuçovës ai e ka bërë marrveshjen por e vërteta është që është planifikuar nga qeveria Berisha me ministër Imamin.

      1. Shume mire jua kane bere. Kur i kane karriket ne parlament dhe ne komisione i flakin nuk i duan tani shkojne dhi kerkojne dhe pa pike turpi thone nuk na dhane karrike hahahahahaha.

  6. Hahahahaha.
    Ca degjenerimi.
    Ju te tjeter ngrohuni ne diell.😜😜😜😜😜😜😜😜😜😜😜😜😜

    1. Mu si zgjebsa i kan len.
      Dhe me e forta eshte se. Mire qe e kan ndier veten si legena e te dhjer. Po as nuk guxonin te iknin e te largoheshin ne form proteste.
      E dinin mire. Se po ike….. (si thoshte i madhi Koco Devole).
      S KE ME PUNE, ME PARTIN E PUNES.

  7. NUK KA TALLJE MA ME VLERE SA TE MOS BOHESH PJESE E NJI INAUGURIMI TE ORGANIZATES TERRORISTE TE NATOS

  8. Këta -ridhjerasit-janë tu shkërdhesh ato robt.Kush e futi vëndin në Nato-o robqira,ku ju talleshit-nato-natë- tani fryi sikur e futet ju o rracëqirë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *