• |
ide | kryesore

Më mirë se City e Bayern: skuadra e vetme me pikë të plota në Europë është italiane

-Instant, Sport

Tetë suksese në tetë ndeshjet e para të kampionatit: Napoli barazon startin më të mirë në historinë e tij në Serie A (si në sezonin 2017/18) dhe bëhet skuadra e vetme, në pesë kampionatet kryesore evropiane, që ka fituar të gjitha ndeshjet e luajtura deri tani. Një rezultat që mbush me krenari presidentin e të kaltërve, Aurelio De Laurentiis, i cili pas fitores së marrë në stadiumin ‘Maradona’ kundër Torinos, ‘postoi’ në Twitter “Urime!”.


Një udhëtim deri tani i jashtëzakonshëm në kampionat ai i Napolit të Luciano Spallettit, i cili barazoi startin rekord të bërë nga Maurizio Sarri, duke shfrytëzuar fuqinë e jashtëzakonshme të Victor Osimhen, njeriu simbol i këtij momenti magjik që ka shënuar 5 gola mes shtatorit dhe tetorit: më mirë se ai në pesë kampionatet e mëdhenj evropiane ka bërë vetëm Karim Benzema (7 me Real Madrid) dhe Erling Haaland (6 me Borussia Dortmund).

Nëse Osimhen buzëqesh (“Goli më i rëndësishëm i karrierës sime”), ai që del me shije të hidhur nga sfida kundër granatave është Lorenzo Insigne, i cili është lojtari që ka humbur më shumë penallti (tre) këtë sezon në pesë ligat kryesore europiane. “Gjëja e rëndësishme nuk është të biesh, por të dish të ngrihesh. Fitore e madhe e vuajtur dhe e kërkuar nga të gjithë ne, së bashku me ju. Faleminderit Napoli”, shkroi kapiteni në rrjetet sociale pas suksesit në Maradona.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.